Biznes

Bashkimi Evropian kërkon implementim të shpejtë të teknologjisë 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Tetor 2019
0
Një implementim i shpejtë është jetik për rritjen e kompetitivitetit të Evropës dhe kërkon një qasje të përbashkët. Bashkimi Evropian kërkon implementim të shpejtë të teknologjisë 5G

Bashkimi Evropian duhet të bëhet lider botëror në implementimin e teknologjisë 5G për shkak se rrit kompetitivitetin e bllokut.

Ndryshimet që pritet të sjellë teknologjia 5G në rrjetet celulare, pajisjet dhe aplikacionet e bën të domosdoshme për Evropën dhe vendet anëtarë ti kushtojnë rëndësi të madhe rrjeteve të sigurisë.

Por një implementim i shpejtë është jetik për rritjen e kompetitivitetit të Evropës dhe kërkon një qasje të përbashkët.

Pa cituar prodhuesin Kinez të pajisjeve të telekomunikacionit Huawei, drafti i publikuar nga nga Bashkimi Evropian vë theksin tek sovraniteti teknologjik i Evropës dhe nevojën për aplikimin e standardeve të rrepta të sigurisë mbi rrjetet 5G.

Finlanda aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian dhe shpreson që ky draft të adoptohet së shpejti në takimin e ministrave të telekomunikacionit në Dhjetor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple Music lançohet në ueb

Tags >

5G
Lajmet e fundit>