Biznes

Bashkimi Evropian mund të detyrojë Meta të heqë dorë nga reklamimi i personalizuar në Evropë

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Dhjetor 2022
Duke qenë se operacionet Evropiane të kompanisë bazohen në Irlandë, Meta do të detyrohet ti nënshtrohet ligjit. Bashkimi Evropian mund të detyrojë Meta të heqë dorë nga reklamimi i personalizuar në Evropë

Financat e Meta lulëzojnë me reklamimin e shënjestruar por këtë teknologji mund të detyrohet shumë shpejtë ta braktisë në Evropë.

The Wall Street Journal raportoi se Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave EDPB ka vendosur se Meta nuk mund tu kërkojë përdoruesve të pranojnë reklama të personalizuara.

Vendimi i bordit mund të mos detyrojë Meta të veprojë menjëherë. Përkundrazi mund ti kërkojë Komisionit Irlandez të Mbrojtjes së të Dhënave, vendi ku Facebook ka selinë Evropiane, për të aplikuar rregullore të re.

Duke qenë se operacionet Evropiane të kompanisë bazohen në Irlandë, Meta do të detyrohet ti nënshtrohet ligjit.

Nëse Bashkimi Evropian vendos të kufizojë personalizimin e reklamave të Meta, do të kishte një impakt të rëndë tek kompania. Me pak përdorues të gatshëm të pranojnë reklama të shënjestruara, do të ketë më pak njerëz që i klikojnë ato reklama dhe si pasojë reklamuesve do tu kërkohet të paguajnë më tepër.

Meta tashmë është e shqetësuar për politikën e re App Tracking Transparency të Apple duke paralajmëruar asokohe se mund ti kushtonte 10 miliardë dollarë shitjet në 2021. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMD prezanton procesorët e rinj Ryzen 7000 më 29 Gusht