Biznes

Bashkimi Evropian nën presion nga SpaceX dhe Kina

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Qershor 2020
0
BE gjithashtu synon të lançojë një rrjet broadband satelitor si dhe një sistem për të shmangur përplasjet mes satelitëve në orbitë. Bashkimi Evropian nën presion nga SpaceX dhe Kina

Gara moderne e hapësirës po nxehet ndërsa Bashkimi Evropian po ndjen nevojën për të mbajtur ritmin. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, shefi i programit hapësinor, Thierry Bretton tha se BE po përshpejton planet e saj ndërsa kompanitë private si SpaceX dhe vende si Kina kanë shënuar progres.

Kështu programi i zhvillimit të satelitëve të navigimit është përshpejtuar me tre vite dhe për herë të parë do të përdorë buxhet për ndërtimin e raketave me më shumë se një përdorim.

BE gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje 1 miliardë dollarë me Arianespace dhe ka propozuar 1 miliardë euro të tjera për të Fondin e Hapësirës Evropiane në ndihmë të startupeve.

Breton tha se BE gjithashtu synon të lançojë një rrjet broadband satelitor si dhe një sistem për të shmangur përplasjet mes satelitëve në orbitë.

Arsyet për këtë nxitim të BE-së janë të shumta. E para është pavarësia nga sistemet hapësinore të vendeve të tjera dhe përdorimi i sistemit satelitor të lokalizimit GPS të SHBA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Evropa gati planin për tu ballafaquar me Silicon Valley