Biznes

Bashkimi Evropian planifikon një portofol dixhital universal

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Qershor 2021
Përshembull prëdoruesit mund të ruajnë lejedrejtimin e makinës në portofol apo ta përdorin për të paguar qeranë ose aksesuar shërbimet qeveritare. Bashkimi Evropian planifikon një portofol dixhital universal

Bashkimi Evropian pritet të zbulojë së shpejti planet për një portofol dixhital i cili do tu shërbejë të gjithë qytetarëve të vendeve anëtare dhe siguruar atyre akses në shërbime publik dhe private nga një llogarim e vetme.

Sipas Financial Times, Bashkimi Evropian do të bëjë publike planet më 2 Qershor 2021. Me këtë portofol, qytetarët nga 27 vendet anëtare kanë një qasje universale ku mund të ruajnë informacionet e pagesave, dokumente dhe të aksesojnë shërbime.

Përshembull prëdoruesit mund të ruajnë lejedrejtimin e makinës në portofol apo ta përdorin për të paguar qeranë ose aksesuar shërbimet qeveritare.

Aktualisht 19 vende anëtare kanë ID dixhitale por shumica nuk janë të përshtatura për të funksionuar me njëra-tjetrën. Sistemi i ri nuk do të jetë i detyruar por zyrtarët e lartë Evropianë shpresojnë se do të jetë një qasje pozitive për të rritur përdorimin e shërbimeve dixhitale.

Aplikacioni do të aksesohet përmes metodave të sigurta si shenja e gishtit apo skanim i retinës së syrit. Portofoli do të bëhet funksional brenda 12 muajve të ardhshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  YouTube pësoi ndërprerje të pazakontë