Biznes

Bashkimi Evropian propozon aplikimin e ligjeve të parasë mbi transfertat e kriptomonedhave

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Korrik 2021
Nën propozimet e reja një kompani detyrohet të marrë informacione nga konsumatorët si emri, adresa, datëlindja, numri i llogarisë dhe emri i marrësit. Bashkimi Evropian propozon aplikimin e ligjeve të parasë mbi transfertat e kriptomonedhave

Ndryshimet e propozuara në ligjin Evropian mund të detyrojë kompanitë të cilat transferojnë bitcoin apo kripto-asete të tjera të grumbullojnë informacione rreth marrësi dhe dërguesit.

Ndryshimet ligjore synojnë ti bëjnë transaksionet lehtësisht më të gjurmueshme tha Komisioni Evropian dhe kështu të bllokohet pastrimi i parave apo financimi i terrorizmit.

Rregullat e reja nuk lejojnë përdorimin e portofolëve anonimë të kriptoaseteve. Megjithatë propozimet mund të marrin deri në dy vite përpara se të bëhen ligj.

Komisioni kërkon që transfertat në kripto-asete tu nënshtrohen të njëjtave ligje kundër pastrimit të parave si transfertat në para. Ndërsa disa ofruese të kripto-aseteve mbulohen nga rregullat kundër pastrimit të parave, propozimet e reja do të bëjnë që këto rregulla të aplikohen mbi tërë sektorin e kripto-aseteve.

Nën propozimet e reja një kompani detyrohet të marrë informacione nga konsumatorët si emri, adresa, datëlindja, numri i llogarisë dhe emri i marrësit.

Ekspertët thonë se kemi të bëjmë vetëm me aplikimin e ligjeve të vjetra edhe mbi kripto-asetet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Humbja e Trump është shpresë për industrinë Kineze të teknologjisë