Blog

Bashkimi Evropian: Shenjat e gishtërinjve në ID

Publikuar , 18 Prill 2018
0
Shenjat e gishtave janë identifikues të mirë pasi janë të pandryshueshëm edhe nëse pamja e një personi ndryshon me kohën. Bashkimi Evropian: Shenjat e gishtërinjve në ID

Shenjat e gishtërinjve të detyrueshme për të gjithë në kartat e identitetit, do të ndihmonin në luftën ndaj terrorizmit – ky është propozimi i fundit i Komisionit Evropian në kuadër të masave të reja të tij të sigurisë që synojnë forcimin e sigurisë në bllok.

Shtimi i identifikimit biometrik, përfshirë shenjat e gishtave dhe të dhënat faciale, në kartat e identitetit të Bashkimit evropian, është pjesë e një ligji të propozuar së fundmi me qëllim që t’i privojë terroristët dhe kriminelët nga mjetet dhe hapësira për të vepruar.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian tha se ligji po prezantohej me qëllim që të përmirësohet siguria e kartave ekzistuese dhe të ketë një harmonizim të tyre në të gjithë unionin shkruan Top Channel.

Dokumente më të sigurta do të forconin menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE dhe mund të rriste mbrojtjen ndaj falsifikimit dhe mashtrimit, sipas komisionit, por ka edhe rreziqe që lidhen me përdorimin e të dhënave biometrike.

Të aplikuara që më herët nga be si një element sigurie për pasaportat, të dhënat biometrike janë mënyra më e sigurt për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e një personi dhe autenticitetin e një dokumenti udhëtimi, sipas organizatës ndërkombëtare të aviacionit civil.

Shenjat e gishtave janë identifikues të mirë pasi janë të pandryshueshëm edhe nëse pamja e një personi ndryshon me kohën.

Në shumë vende të bllokut, shenjat e gishtërinjve në kartat e identitetit janë opsionale. Rreth 80 milionë evropianë aktualisht kanë karta identiteti pa elementë identifikues biometrikë.

Komisioni thotë se propozimi nuk do ti detyrojë vendet anëtare ti bëjnë të detyrueshme kartat e identitetit dhe as nuk do të zëvendësojë kartat nacionale me ato evropiane.

LEXO EDHE:  Samiti i Startupeve të Evropës, vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë deklaratën e përbashkët për mbështetjen e ekosistemeve të startupeve

Lajmet e fundit>