Lajmet

Bashkimi Evropian shpreh shqetësim për Huawei dhe kompanitë Kineze

Dec 7 2018
0 Shpërndarje
Deklarata e tij vjen një ditë pas arrestimit të vajzës së themeluesit të Huawei në Kanada. Bashkimi Evropian shpreh shqetësim për Huawei dhe kompanitë Kineze

Bashkimi Evropian duhet të shqetësohet për Huawei-n dhe kompanitë e tjera teknologjike për shkak të rrezikut që përbëjnë për industrinë dhe sigurinë e vendeve anëtare tha Komisioneri për Teknologjinë Andrus Ansip.

“Duhet të ndihemi të shqetësuar për këto kompani,” tha Ansip gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

Deklarata e tij vjen një ditë pas arrestimit të vajzës së themeluesit të Huawei në Kanada.

Huawei gjeneroi 93 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe në Kinë shihet si një vlerë kombëtare. Perëndimi ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për influencën e Pekinit mbi Huawei, diçka që ky i fundit e ka mohuar vazhdimisht dhe me të drejtë. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>