Biznes

Bashkimi Evropian vendos diktatin mbi kompanitë teknologjike me Aktin e Shërbimeve Dixhitale

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Prill 2022
Ndërsa Komisioni Evropian ende nuk ka publikuar një tekst final të Digital Services Act, detajoi disa prej aspekteve të tij të Shtunën. Bashkimi Evropian vendos diktatin mbi kompanitë teknologjike me Aktin e Shërbimeve Dixhitale

Pas një maratone negocimesh prej 16 orësh, Bashkimi Evropian arriti marrëveshjen ditën e Shtunë për adoptimin e Aktit për Shërbimet Dixhitale.

Ligji i ri kërkon më shumë llogari prej gjigantëve të teknologjisë duke imponuar obligime që kompanitë e të gjitha përmasave duhet ti përmbushin në 2024 kur të hyjë në fuqi.

Ashtu si Akti i Tregjeve Dixhitale, DSA pritet të ketë implikime të larta disa prej të cilave mund të shtrihen përtej Evropës.

Ndërsa Komisioni Evropian ende nuk ka publikuar një tekst final të Digital Services Act, detajoi disa prej aspekteve të tij të Shtunën.

Një prej rregullave kërkon bllokimin e reklamimit bazuar në besimin fetar, orientimin seksual, etninë dhe përkatësinë politike të individëve. Kompanitë nuk duhet të dërgojnë reklama mbi këto baza.

Një tjetër rregull kërkon prej kompanive të detajon në mënyrë transparente algoritmet e tyre dhe sesi funksionon kur rekomandojnë përmbajtje tek përdoruesit.

Mbi Aktin për Shërbimet Dixhitale Bashkimi Evropian mund të gjobisë kompanitë teknologjike në masën 6% të të ardhurave të tyre totale nëse janë në shkelje të aktit.

Për kompanitë si Meta kjo mund të rezultojë në 7 miliardë dollarë gjobë.

LEXO EDHE:  Njeriu i cili popullarizoi kompjuterin e shtëpisë ndahet nga jeta