Lajmet

Basketbollisti Kobe Bryant për 75 minuta merr 100,000 ndjekës në Twitter

Publikuar , 05 Janar 2013
0
Basketbollisti Kobe Bryant për 75 minuta merr 100,000 ndjekës në Twitter

Gjatë ditës së së premte Kobe Bryant hapi një llogari në Twitter, duke shkruar cicërimën e parë rreth orës 9:13 paradite sipas kohës së vet lokale.

Ai mori që atëherë 100,000 ndjekës, ndërsa nuk ka ndjekur askënd.

Cicërima e parë e Bryant është:

Antisociali është bërë social #mambatweets

Etiketa #mambatweets i referohet nofkës së tij.

Kjo nuk është hera e parë që Bryant i bashkohet Twitter-it. Ai hapi një llogari në vitin 2011, por pastaj e fshiu atë duke marrë më tepër se 35,000 ndjekës në vetëm pak orë.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Twitter në fillim të këtij sezoni, përafërsisht 90 për qind e lojtarëve të NBA-së tani janë në Twitter.

Derisa ishte larguar nga Twitter, së fundi Bryant ishte bërë më aktiv në Facebook, posaçërisht gjatë udhëtimit me skuadrën amerikane të basketbollit për lojërat olimpike.

Ai mori 15 milionë pëlqime atje dhe shkruan përditësimet e statusit të tij dhe i dërgon porosi vetes dhe sipas një raporti, bëhet editimi dhe postimi nga një staf mbështetës.

Në nëntor, ai i pyeti pëlqyesit në Facebook nëse ai duhej t’i bashkohej Instagram-it apo Twitter-it dhe javën e kaluar paraqiti në një përditësim që ai së shpejti mund të hapë një llogari në Instagram. (PC World Albanian)

KobeBryant

LEXO EDHE:  Microsoft parakalon Apple për nga vlera e tregut pas 8 vitesh

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>