Lajmet

Bastisjet e EULEX-it, pa të arrestuar

Publikuar , 15 Korrik 2010
0
Bastisjet e EULEX-it, pa të arrestuar

Numri një i PTK-së ka theksuar se EULEX -i ka marrë dosje nga zyra e prokurorimit, arkiva dhe dokumete që kanë të bëjnë me “Z-Mobile” dhe me Universitetin e KENT-it, si dhe pajisje kompjuterike duke përfshirë laptop, hard disqe, etj.

“Bëhet fjalë për dy kontrata, ajo e bartjes së një licence për telekomunikim të një ORRMV (Operatori në Rrjetin Mobil Virtual) në vitin 2007 dhe 2008 ndërmjet Dardafon Sh.p.k; Dardafon. NET. Sh.p.k dhe PTK-së, dhe ajo për KENT University. Në këtë rast Menaxhmenti aktual i PTK-së është vetëm bashkëpunëtor i EULEX-it ndërsa akuzat në fjalë janë për Menaxhmentin e kaluar”, tha Haxha.

Sipas tij, bastisja ka të bëjë me denoncimin e dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me ish-menaxhmentin e PTK-së dhe me disa shkrime të publikuara në dy gazeta. Ai nuk ka përmendur emrat e deputetëve e as të gazetave.
“Ne vazhdojmë punën normalisht, jemi duke bashkëpunuar ngushtë me EULEX-in. menaxhmenti i PTK-së ka paraqitur edhe 6 raste të tjera te EULEX-i, ku kryesisht është i involvuar ish-menaxhmenti, i cili e ka dëmtuar rëndë PTK-në dhe buxhetin e Kosovës”, theksoi ai, ndërsa pohoi se janë marrë të gjitha materialet në prokurim dhe në Zyrën ligjore.

Ai ka pohuar se PTK është e gatshme dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me EULEX-in, në mënyrë që të zgjidh një herë e përgjithmonë të gjitha çështjet të cilat e dëmtojnë PTK-në dhe imazhin e saj, si dhe buxhetin e Kosovës.
Haxha gjithashtu është shprehur se EULEX në mënyrën sesi është paraqitur sot nuk ka qenë forma më e mirë,  por kjo sipas tij “le të mbetet çështje e EULEX-it dhe ograneve të saja, se a është kjo paraqitje që qytetarët e Kosovës dëshirojnë ta shohin”.

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës ndërpret kontratën me Z-Mobile

Përveç hetimeve në PTK, EULEX sot ka hetuar edhe DardaPhone, Devolli Group, Z-Mobile dhe gjithashtu edhe banesat private të përfaqësuesve të këtyre kompanive, dhe këto hetime i ka konfirmuar edhe përmes një komunikate të lëshuar për media, gjithashtu gjatë ditës së sotme.

Në anën tjetër gjatë ditës së sotme, kompania Devolli Gorup, në kuadër të së cilës funksionon edhe Z-Mobile, ka konfirmuar bastisjet dhe është shprehur se u ka ofruar qasje të lirë ELUEX-it, dhe ka bashkëpunuar me ta në kërkesat e parashtruara nga ana e tyre. Sipas kësaj kompanie sjellja e ELUEX-it ka qenë korrekte dhe çdo gjë ka qenë nën kontroll.

Lajmet e fundit>