Harduer

Bateritë e Samsung kanë një problem shqetësues thotë një YouTuber

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Shtator 2022
Zakonisht ndodh kur bateritë lihen pa karikuar ose përdorur për një kohë të gjatë dhe shumë kompani si Apple rekomandojnë që të mbani bateritë në 50% nëse nuk e përdorni për kohëra të gjata. Bateritë e Samsung kanë një problem shqetësues thotë një YouTuber

Problemet me bateritë mund të mos i përkasin të shkuarës për Samsung. Youtuberi Mrwhosetheboss (Arun Maini) dhe disa të tjerë kanë vënë re se bateritë në smartfonët Samsung po zmadhohen me shpejtësi.

Edhe pse ky është një fenomen që shfaqet tek pajisjet e vjetra, disa prej smartfonëve të prekur janë vetëm pak vite nga debutimi si Galaxy Z Fold 2 në 2020-ën.

Zmadhimi i baterive nuk është një fenomen i ri as unik për Samsung. Me kalimin e kohës reaksionet kimike në bateritë lithium-ion mund të prodhojnë gazra të cilat fryjnë bateritë dhe rrisin rrezikun e shpërthimit.

Zakonisht ndodh kur bateritë lihen pa karikuar ose përdorur për një kohë të gjatë dhe shumë kompani si Apple rekomandojnë që të mbani bateritë në 50% nëse nuk e përdorni për kohëra të gjata.

Shqetësimi në këtë mes është se smartfonët Samsung duken më të prekurit sesa brendet e tjera. Nuk është e qartë sesa i përhapur mund të jetë problemi.

Kujtojmë Galaxy Note 7 në 2017-ën kur Samsung u detyrua të tërhiqte smartfonët nga qarkullimi pasi bateritë shpërthenin në flakë, një krizë që bëri që kompania të përqendrohet tek siguria e baterive. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Parashikime të zymta për industrinë e smartfonëve në 2022

Tags >

samsung