Lajmet

Battle.net i rikthehet normalitetit pas sulmit DDoS

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Nëntor 2021
Përdoruesit të cilët kishin arritur të hynin në Battle.net merrnin një mesazh që i paralajmëronte për nivele të larta trafiku. Battle.net i rikthehet normalitetit pas sulmit DDoS

Blizzard tha se sulmi DDoS i mbyti me trafik serverët është neutralizuar dhe përdoruesit mund të vazhdojnë të aksesojnë Battle.net si zakonisht.

Përgjatë disa orëve mbrëmjen e të Mërkurës, përdoruesit nuk qaseshin dot në Battle.net, shërbimi online pas video lojërave si Overwatch, Call of Duty: Warzone, Hearthstone dhe Diablo.

Blizzard tha se problemi ishte shkaktuar nga një sulm DDoS, lajm të cilin e dha përmes rrjetit social Twitter.

Përdoruesit të cilët kishin arritur të hynin në Battle.net merrnin një mesazh që i paralajmëronte për nivele të larta trafiku.

Në DownDetector raportimet e përdoruesve arritën pikun në të gjitha shërbimet dhe lojërat e Activision Blizzard. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton pasardhësit e telefonëve më popullorë të kompanisë