Lajmet

Battlefield me një version për platformat mobile

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Prill 2021
Zhvilluesi tha se do të jetë një lojë plotësisht e re dhe ndryshe nga titulli desktop. Battlefield me një version për platformat mobile

Me PUBG dhe Call of Duty që kanë mbërritur në platformat mobile, ishte çështje kohësh përpara se EA të lajmëronte mbërritjen e Battlefield.

Loja mobile pritet të mbërrijë në 2022. Zhvilluesi tha se do të jetë një lojë plotësisht e re dhe ndryshe nga titulli desktop. Po ndërtohet nga Industrial Toys në bashkëpunim të ngushtë me DICE.

Prej kohësh përflitej që loja do të vinte në platformat mobile por EA kurrë nuk konfirmoi diçka të tillë. Me suksesin e lartë të Fortnite dhe titujve të tjerë, një lojë mobile strategjike do të ishte shans i artë për kompaninë sidomos në zhanret FPS ose Battle Royale.

EA gjithashtu tha se një përditësim po vjen në lojën Battlefield për konsolat dhe kompjuterët duke premtuar një eksperiencë krejt ndryshe drejt fundit të 2021. /GameWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakohen kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech