Lajmet

BBC iPlayer arrin në 20 milionë shkarkime në iOS dhe Android

Publikuar , 24 Tetor 2013
0
BBC iPlayer arrin në 20 milionë shkarkime në iOS dhe Android

iplayerBBC ka qenë duke bërë përditësimin e produkteve të veta dixhitale së fundi, me lëshimin e shërbimit për muzikë Playlister dhe BBC Store, por sot ka marrë kohë për të shënuar një arritje të aplikacionit iPlayer, i cili deri tani është shkarkuar më tepër se 20 milionë herë për iOS dhe Android.

E arritura është më tepër se mbresëlënëse duke e marrë parasysh që shumica e përmbajtjes së iPlayer-it është në dispozicion vetëm për përdoruesit nga Mbretëria e Bashkuar, ndonëse ekziston edhe versioni ndërkombëtar.

Në një deklaratë nga BBC thuhet që numrat vijnë në një kohë kur “shikimi i TV-së në mobil dhe tablet tejkalon shikimin e TV-së në PC”.

Duke marrë të dhënat e veta, The Beep thotë që ka parë 70 milionë kërkesa për të transmetuar ose shkarkuar programin në pajisje mobile dhe tabletë gjatë muajit të kaluar, ku komeditë nga kanali i tretë i BBC-së kanë qenë në mesin e emisioneve më të popullarizuara. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Çfarë është shtrirja e postimeve në Facebook dhe si funksionon?

Lajmet e fundit>