Lajmet

BE-ja kërkon nga Google që të ndryshojë politikën e privatësisë

Publikuar , 18 Tetor 2012
0
BE-ja kërkon nga Google që të ndryshojë politikën e privatësisë

Çfarë di Google rreth përdoruesve? Rregullatorët e privatësisë në Bashkimin Europian të martën e paralajmëruan kompaninë që ti tregojë gjërat që di rreth përdoruesve të saj ose të ballafaqohet me gjoba.

Në një letër drejtuar Larry Page, shefit ekzekutiv të Google, 27 agjenci të mbrojtjes së informacionit i kërkuan Google që të bëjë të mundshme ndryshimin e të dhënave që përdoruesi i jep Google, me aksesimin e shërbimeve të ndryshme si Youtube, Google Search, dhe aplikacioneve të Android.

Bashkë me kompani të tjera të Internetit si Facebook dhe Microsoft, Google mbledh të dhëna personale, si gjinia dhe mosha e përdoruesve, gjithashtu dhe historinë e shfletimit të tyre në ueb, në mënyrë që ti përcaktojë se çfarë kërkojnë përdoruesit më shpesh dhe që të mundohet të reklamojë gjërat që ata duan.

Google ka pohuar se po shqyrton kërkesat e Bashkimit Europian

Kur Google prezantoi “Privacy Policy”, dimrin e kaluar, shërbimi u përshkrua si një mënyrë për të përmirësuar përdorimin e të dhënave personale.

Ligji Europian i privatësisë, kërkon që përdoruesit të pranojnë kushtet e Google, ku këto të fundit kanë ndryshuar, para një viti, prandaj ata që i kanë pranuar kushtet e mëparshme automatikisht i pranojnë dhe këto të rejat, gjë që bie në kontradiktë me ligjin Europian.

Znj.Flaque-Pierrotin e cila është kryetarja e autoritetit francez për mbrojtjen e të dhënave personale kërkoi që Google brenda “tre deri në katër muajsh” të bëjë ndryshimet.

Nëse kompania refuzon, atëherë Google do të gjobitet. Kurse Google tha se po shqyrton kërkesat e autoriteteve të Bashkimit Europian. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Italia gati aplikacionin për të gjurmuar koronavirusin