Biznes

BE ripërsërit thirrjen për rregullimin e kompanive dixhitale Amerikane

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Qershor 2020
Ligji Evropian për Shërbimet Dixhitale, i cili do të detajohet deri në fund të Dhjetorit, do të kërkonte rafitikimin nga 27 vendet anëtare nga Parlamenti Evropian. BE ripërsërit thirrjen për rregullimin e kompanive dixhitale Amerikane

Nevojat për shërbimet dixhitale Amerikane gjatë krizës së koronavirusit tregoi qartë nevojën e Bashkimit Evropian për të vijuar me Aktin e Shërbimeve Dixhitale tha komisionerja Evropiane për konkurrencën Margaret Vestager.

Komisionerja tha se duhen shmangur përsëritje e situatave monopolistike si Amazon, Google dhe Facebook. Javën e kaluar Brukseli kërkoi mendimin e publikut përpara se të zbulojë ligjin e ri për shërbimet dixhitale.

Afati i fundit i këshillimit është data 8 Shtator. Lobistët e mëdhenj të teknologjisë kanë filluar të sfidojnë autoritetet duke i kërkuar Brukselit të mbajë në fuqi ligjet ekzistuese të konkurrencës.

Komisioneri për Tregun e Brendshëm Thierry Breton tha se një libër modern rregullash nevojitet sepse platformat online kanë marrë rolin qendror në jetët tona, ekonominë e demokracinë.

Ligji Evropian për Shërbimet Dixhitale, i cili do të detajohet deri në fund të Dhjetorit, do të kërkonte ratifikimin nga 27 vendet anëtare nga Parlamenti Evropian.

Në 2018-ën hyri në fuqi rregullatorja GDPR për tu dhënë individëve Evropianë më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre dhe privatësinë dixhitale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Video konferencat në Microsoft Teams do të pranojnë 1,000 pjesëmarrës