Lajmet

BE thirrje platformave streaming të limitojnë shërbimet nga frika e kolapsit të infrastrukturave të internetit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Mars 2020
0
Spanja u ka bërë thirrje përdoruesve të internetit që të shkarkojnë dhe shikojnë video jashtë orareve të pikut. BE thirrje platformave streaming të limitojnë shërbimet nga frika e kolapsit të infrastrukturave të internetit

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje platformave online të videove si Netflix dhe YouTube të limitojnë shërbimet e tyre në mënyrë që të parandalohen kolapsi i rrjeteve broadband ndërsa dhjetëra miliona njerëz po punojnë nga shtëpia.

Deri më sot kompanitë e telekomunikacionit janë shprehur konfidente për infrastrukturat e tyre përballë një ndryshime drastik të sjelljes online nxitur nga koronavirusi.

Thierry Breton, Komisioneri për Dixhitalizimin tha se platformat streaming dhe kompanitë e telekomunikacionit kanë një përgjegjësi të përbashkët të sigurojnë operimin normal të internetit gjatë kësaj periudhe krize.

BE-ja tha se platforma të tilla duhet të ofrojnë për momentin vetëm cilësi SD (Standard Defition) dhe jo HD (High Definition).

Ekzistojnë shqetësime se rrjetet kombëtare të internetit, të ndërtuara për të përballuar vetëm trafikun e orëve të pikut në mbrëmje, nuk mund ta përballojnë dot një trafik të tillë për ditë me radhë.

Edhe grupet e mëdha teknologjike kanë shprehur shqetësime për ndryshimin drastik të trafikut. Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg tha se kompania e tij po përballej me një rritje të pazakontë të përdorimit të disa shërbimeve.

Italia, vendi i parë Evropian që ka hyrë në një izolim të plotë, është ballafaquar me një rritje me tre herë të trafikut. Pajtimtarët individualë kanë regjistruar rritje 75% të konsumit të trafikut gjatë këtyre ditëve.

Spanja u ka bërë thirrje përdoruesve të internetit që të shkarkojnë dhe shikojnë video jashtë orareve të pikut.

Në SHBA operatorët celularë morën leje nga autoritetet për të përdorur më shumë spektër frekuencor për tu përballur me kërkesën e konsumatorëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike