Biznes

BE vulos paktin me firmat teknologjike për të plotësuar 700 000 vende pune

Publikuar , 28 Janar 2013
0
BE vulos paktin me firmat teknologjike për të plotësuar 700 000 vende pune

Këshilli Evropian ka zbuluar gjatë fundjavës një marrëveshje me Hewlett-Packard, Telefonica dhe tetë kompani të tjera teknologjike për plotësimin e 700 000 vendeve të punës në këtë industri.

Komisioneri i EU Telecoms Neelie Kroes u shpreh se kompanitë premtuan ofrimin e trajnimeve, kurse falas online apo financim start-up. Komisioni Evropian është në kërkim të rritjes ekonomike, të nxitjes së konkurrencës duke u përpjekur njëkohësisht të ulë rekordin e papunësisë prej 26.1 milionë vendesh pune në 27 shtete të BE-së.

Kjo shifër përben 10.7% të popullsisë së aftë për punë. Vendet bosh që i përkasin sektorit të teknologjisë së lartë kanë treguar se janë të vështira për t’u plotësuar ose sepse aplikantët nuk disponojnë kualifikimin e duhur, ose sepse kanë kualifikime por ato nuk u njihen në Bashkimin Evropian. Mungesa e anglishtes është një tjetër element po aq i rëndësishëm.

“Mungesa e aftësive dixhitale po rritet, ashtu si edhe radhët e papunësisë”,- shprehet Kroes në një deklaratë. “Duhet të arrijmë të bashkojmë qeveritë me kompanitë për ta anashkaluar këtë boshllëk.”

Kombet e Bashkuara tatojnë gjigantët e Internetit në ShBA

Kompani të tjera që firmosën paktin përfshijnë grupin gjerman të softuerëve SAP, amerikanët e Cisco Systems, grupin italian të naftës Eni etj. Nga ana tjetër, edhe Nokia, Alcatel-Lucent dhe ARM kanë dhënë premtimet e tyre.

“Sektori i ICT (information and communications technology) është shtylla e re qendrore e ekonomisë së Evropës. Së bashku mund të arrijmë të ndalojmë humbjen e një gjenerate të tërë dhe zhdukjen e Evropës si konkurrente në botë”,- shtoi Kroes në deklaratë. (PCWorld Albanian)

employees

LEXO EDHE:  Cila platformë e video lojërave është më popullore?

Lajmet e fundit>