Siguri

BE dëshiron shtrëngim të privatësisë online

Publikuar , 08 Nëntor 2010
0
BE dëshiron shtrëngim të privatësisë online

BE ka udhëzuar Komisionin Evropian që të krijojë propozime për rregulla të reja për qeverisjen e të dhënave online, duke shikuar për mundësin e adresimit të një llojllojshmërie të pyetjeve: Çfarë ndodh nëse me të dhënat tuaja personale kur udhëtoni me aeroplan, hapni një llogari bankare apo shkëmbeni imazhe online? Si përdoren këto të dhënat dhe prej kujt? Si të fshini tërësisht informatat e profilit në ueb faqe të rrjeteve sociale? A mund të transferoni kontaktet dhe imazhet tuaja në një shërbim tjetër?

Rregullat e reja do të kërkojnë nga kompanitë online që të qartësojnë në detaje përdoruesve të tyre çfarë informata personale po mblidhen, çka ndodh me ato informata, dhe si njerëzit mund të modifikojnë apo fshijnë ato informata.

Edhe Google edhe Facebook kanë gjetur vetën e tyre edhe një herë në ujëra të nxehta sa i përket çështjeve të privatësisë. Google pranoi muajin e kaluar se ka grabitur e-mail dhe fjalëkalime gjersa ka fotografuar në shërbimin e saj Street View. Facebook së fundi shpalosi se disa prej zhvilluesve të aplikacioneve për të kanë qenë duke shitur informata të përdoruesve tek një broker i të dhënave.

Përveç adresimit ndaj pyetjeve kyçe dhe shqetësimeve rreth të dhënave online, Komisioni Evropian po shikon gjithashtu mundësinë e vendosjes së rregullave mbi të gjitha 27 shtete anëtare të BE-së. Caku është që shiriti i kuq i deritanishëm dhe konfuzioni që ekziston mes bizneseve dhe zyrtarëve të forcave ligjore rreth mbledhjes së të dhënave online, të këputet.

Propozimet e Komisionit Evropian që janë paraqitur dje pritet të shtyjnë edhe më tej diskutimin dhe debatin rreth temës së të dhënave online. Qytetarët Evropian dhe të tjerët me ndikim do të kenë rastin që deri më 15 janar të komentojnë rreth propozimeve të reja. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Gjermania ndalon përdorimin e Office 365 në shkolla për shkak të privatësisë

Lajmet e fundit>