Biznes

Beats Electronics kërkon të ndërpresë bashkëpunimin me HTC

Publikuar , 21 Gusht 2013
0
Beats Electronics kërkon të ndërpresë bashkëpunimin me HTC

htcBeats Electronics, po kërkon të përfundojë bashkpunimin me firmën tajlandeze të krijimit të smartfonëve HTC, raporton The Wall Street Journal. HTC bleu 51% të pjesës në Beats për 309 milionë $ në vitin 2011, por i shiti gjysmën e tyre në 2012-n përsëri te Beats.

Aktualisht Beats kërkon të largojë HTC duke blerë gjithë pjesën e saj dhe duke sjellë një investitor të ri i cili do të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë. Sipas statistikave të prodhuara nga NPD, Beats arriti të zotëronte 59% të tregut amerikan të kufjeve brenda qershorit të këtij viti, ndërkohë që në vitin 2012 fitimi i saj arriti në 1 miliardë $.

HTC nga ana tjetër ka pas disa probleme kohët e fundit që e bën atë një partner jo të përshtatshëm për qëllimet ambicioze të Beats.

Pajisjet dëgjuese të HTC mbajnë logon e Beats dhe nga ana tjetër cilësia e mirë e shërbimit vjen po nga Beats dhe një prishje e këtij bashkëpunimi mund të sjellë një efekt negativ për të dyja kompanitë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google+ jep lamtumirën 8 vite nga lançimi

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>