Lajmet

Beeline Reader përdor tekstin me ngjyra për të përshpejtuar leximin

Publikuar , 10 Tetor 2013
0
Beeline Reader përdor tekstin me ngjyra për të përshpejtuar leximin

google chrome shtojcShumë aplikacione kanë premtuar që mund të ju ndihmojnë në lexim të shpejt, por një shtojcë për Chrome e quajtur Beeline Reader përdor një mjet të papritur për të ju çuar atje: tekstin me ngjyra.

E ndërtuar në kodin e Readability, shtojca punon duke e riformatuar tekstin në një faqe në një kolonë të vetme, pastaj duke i ngjyrosur rreshtat me ngjyra të ndryshme për të siguruar që lexuesit të mos humbasin në labirintin e rreshtave të një teksti.

Sipas një studimi të fundit, kjo është e mjaftueshme për ta rritur shpejtësinë e leximit për një person me shpejtësi mesatare të leximit me dhjetë për qind.

Megjithëse mund të duket si gjë mjaft e thjesht, kjo ka një bazë të fortë psikologjike prapa. Zhvilluesi tregon për Fast Company që ishte frymëzuar nga testi Stroop në psikologji, që tregon që lexuesit në mënyrë të pashmangshme perceptojnë ngjyrën e tekstit që lexojnë, qoftë me dashje ose pa dashje.

Kjo nënkupton që ngjyra mund të përdoret për të ofruar bartje të informacionit shtesë, si pozita juaj në një paragraf, pa ndonjë përpjekje shtesë nga ana e lexuesit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Rusia synon të bllokojë aplikacionin e mesazheve Telegram

Lajmet e fundit>