Lajmet

Begaj: Sulmet kibernetike, tentativë për destabilizim

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Janar 2023
Në Korrik të 2022 aktorët nisën një sulm me ransomware duke lënë mesazhe anti-muxhahedinë në desktopët e administratës. Begaj: Sulmet kibernetike, tentativë për destabilizim

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj mblodhi ditë e Hënë Këshillin e Sigurimit Kombëtar ku ndër të tjera vuri theksin tek sulmet kibernetike të Iranit.

Në mbledhje morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Jashtme Olta Xhacka, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani gjatë vetës ku shënjestër ishin uebsajtet zyrtare shtetërore, sistemi TIMS dhe ai MEMEX.

Menjëherë pas sulmit Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Sulmi kibernetik ndaj shtetit shqiptar, sulm i strukturuar në skuta totalitare dhe i lëshuar dëshpërimisht ndaj një vendi të lirë e demokratik. Ndoshta agresorët e fshehur pas pushteteve anti-demokratike mendojnë se vendi ynë i vogël gjeografikisht mundet shpejt e thjeshtë. Por mesa duket, nuk njohin as historinë, dhe as Shqipërinë. Dua të falënderoj aleatët e partnerët tanë në NATO, e veçanërisht Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e bashkëpunimin që Shqipëria t’i bëjë ballë sulmeve të natyrave të ndryshme e tentativave për të destabilizuar apo dëmtuar vendin tonë,” tha Presidenti Begaj.

Në Korrik të 2022, hakerët shtetërorë Iranianë identifikuar si “HomeLand Justice” lançuan një sulm kibernetik shkatërrues kundrejt Qeverisë së Shqipërisë duke nxjerrë uebsajtet dhe shërbimet offline.

Një hetim i FBI zbuloi se hakerët Iranianë kishin fituar akses prej disa muajsh përpara sulmit me ransomware dhe maluerë që fshinin të dhënat.

Ata mbajtën akses të vazhdueshëm në rrjet ndërsa mes periudhës Maj-Qershor 2022 ata kryen lëvizje të ndryshme si hetimi i rrjetit dhe vjedhja e kredencialeve nga rrjetet shtetërore Shqiptare.

Në Korrik të 2022 aktorët nisën një sulm me ransomware duke lënë mesazhe anti-muxhahedinë në desktopët e administratës.

Kur rrjetet identifikuan sulmin dhe filluan ti përgjigjen aktivitetit me ransomware, aktorët filluan të implementonin maluerin shkatërrues ZeroCleare.

LEXO EDHE:  Ekspertë sigurie nga kompani botërore lider në teknologji vinë në Shqipëri

Në Qershor të 2022 HomeLand Justice krijoi një uebsajt dhe disa profile të medias sociale duke postuar mesazhe kundër muxhahedinëve. Më 18 Korrik HomeLand Justice mori përgjegjësinë e sulmit ndaj infrastrukturave shtetërore të Shqipërisë ndërsa më 23 Korrik 2022 postoi video që provonin sulmin.

/PCWorld Albanian