Biznes

Bëhuni drejtues i domainit tuaj në internet

Publikuar , 26 Tetor 2009
0
Bëhuni drejtues i domainit tuaj në internet

Së pari disa gjëra themelore. Rregullimi i një domaini të ri është punë e firmave për regjistrimin e domeinave si GoDaddy.com, Network Solutions dhe Register.com.

Regjistri kujdeset për detajet dhe letrat dhe ju faturon një herë në vit për këtë shërbim. Çdo regjistër ka regjistrimet e Domain Name System, që identifikon web faqen tuaj, e-mailin dhe serverin. Fotoja në pjesën e djathtë tregon listën e të dhënave për domainin tim, WebInformant.tv.
   

Mund të përdorni shërbimet e kompanisë suaj të hostingut për web dhe e-mail, nëse dëshironi. Edhe pse është e përshtatshme, çfarë do të ndodhë nëse jeni të pakënaqur nga shërbimet e kompanisë së regjistrimit të domainit dhe dëshironi të ndërroni ofruesin e shërbimeve?

Zhvendosja e faqes suaj do të jetë më e lehtë nëse kompania ku keni regjistruar domainin nuk është e njëjtë me kompaninë e postimit.

Opsionet e postimit

Për web hosting keni tre opsione themelore: të përdorni një ofrues publik të hostingut (falas ose shumë lirë); duke përdorur server virtual privat si hostin tuaj, duke përdorur softuerin e serverit Windows ose Linux Web (50$ deri 500$ për vit) ose duke përdorur ndonjë ofrues shërbimi të menaxhuar (200$ në muaj ose më shumë). Kostoja nuk është i vetmi faktor: ofruesit publik të shërbimeve si Blogger.com, LiveJournal.com, TypePad.com dhe WordPress.com e bëjnë të lehtë rregullimin dhe mirëmbajtjen e faqeve, por nuk ofrojnë shumë fleksibilitet me dizajnet dhe shabllonet e faqeve. Sidoqoftë, ato thjeshtojnë mënyrën e freskimit të faqes suaj dhe sjelljen e trafikut në atë faqe dhe nuk ju duhet ndonjë dizajner grafik apo ndonjë programues që të ndërtoni një faqe atraktive. Për hosting të lirë vizitoni postimin tim në blog (find.pcworld.com/63662), ku krahasohen shërbimet e ofruara nga Microsoft Office Live Small Business and Weebly. Nëse dëshironi të jeni të pranishëm në web shpejt, këto janë vende të mira ku duhet të filloni.

LEXO EDHE:  Mbyllen kartat e debitit përdorur për të blerë kriptomonedha në Coinbase

Një opsion tjetër:
përdorni WordPress.com si web faqen tuaj kryesore. Kjo bën të nevojshme që t’i kërkoni kompanisë ku keni regjistruar domainin që ta drejtojë domainin tuaj në faqen tuaj në WordPress.com ose që WordPress të bëjë “hartën e domainit” për ju (WordPress merr kontrollin e domainit dhe ridrejton trafikun andej nga duhet). Unë i kam bërë të dyja. Drejtimi i domainit tuaj nga kompania ku e keni regjistruar është falas, por harta e domainit është më profesionale; WordPress ju tarifon rreth 10 dollarë në vit për këtë shërbim. WordPress ka mijëra shtesa të dizajnuara për të zgjeruar funksionalitetin e shërbimit. Për t’i përdorur ato duhet të përdorni softuer të WordPress në serverin tuaj virtual te ndonjë kompani postimi. Dobësia e faqeve WordPress të postuara në ndonjë server tjetër është përkrahja e tyre për transmetim të videove, e cila është më e dobët se te faqet e hostuara në WordPress.com.

Pyetja për serverin
Vendimi juaj i ardhshëm është zgjedhja e një serveri virtual privat ose të menaxhuar për faqen tuaj. Shumë kompani ofrojnë hapësirë serveri; Hosting-Review.com ju lejon të krahasoni me lehtësi pakot dhe çmimet. Faktorët që duhen marrë parasysh (përveç kostos) përfshijnë sa hapësirë mund të blini për planin tuaj, a duhet të paguani ekstra për e-mail dhe aplikacionet si bazat e të dhënave dhe nëse ofrohet përkrahje me telefon dhe në çfarë orari.
    Cilëndo kompani që zgjidhni, prapë do të përdorni panelin e kontrollit të bazuar në web me të cilin menaxhoni serverin dhe programet e tjera që punojnë në të. Fotografia në këndin e majtë në faqen paraprake paraqet panelin e kontrollit nga GoDaddy. Pastaj duhet të vendosni nëse dëshironi të hostoni ndonjë program për e-mail për domainin tuaj. Mund të përdorni kompaninë e regjistrimit të domainit për të ruajtur e-mailat tuaj – por nëse ndryshoni kompanitë pastaj, mund të keni komplikime me web hosting. Një alternativë tjetër është të përdorni kompaninë në të cilën është hostuar web faqja juaj; kërkoni oferta speciale që të merrni edhe çmim më të mirë. Ose mund të përdorni Google për e-mailat tuaj, siç veproj unë. Shërbimi i Google për e-maile përdor ndërfaqen e njëjtë si Gmail; nëse preferoni, mund ta rregulloni që të punojë me Outlook ose ndonjë softuer tjetër desktopi për e-mail. Google ka dy plane të ndryshme: atë falas (Google Apps Standard Edition) i përshtatshëm për 50 përdorues, me 7GB hapësirë për çdo përdorues dhe versioni më i avancuar (Google Apps Premier Edition), që kushton 50$ në vit për përdorues dhe ndan deri në 25GB hapësirë për përdorues. Për linqe direkte deri te të gjitha shërbimet e cekura këtu, shikoni versionin online të këtij artikulli në find.pcworld.com/63663.

LEXO EDHE:  Huawei kërkon nga një gjykate Amerikane të anulojë sanksionet

Tags >

GoDaddy
Lajmet e fundit>