Harduer

Bëhuni gati për ofertat e reja të e-lexuesve në vitin 2010

Publikuar , 19 Tetor 2009
0
Bëhuni gati për ofertat e reja të e-lexuesve në vitin 2010

Disa kompani, duke përfshirë Asus, Plastic Logic dhe kompaninë e re britanike Interead, janë duke planifikuar të krijojnë pajisje të reja që t’ju lidhin me libra dhe gazeta të dixhitalizuara. Çmimet e tyre pritet të jenë nga 165$ deri në 400$ krahasuar me 300$ sa kushton Kindle 2 dhe 490$ për Kindle DX. Disa prej pajisjeve, si ajo Cool-er e Interead, mund të jenë në dispozicion në kohën e festave. (Sony tashmë ka filluar të shesë modelin e vet më të ri Digital Reader.) Për ofertat e tjera duhet të pritni deri në fillim të vitit të ardhshëm.
Një vërejtje që duhet ta keni parasysh:
Konkurrenca është gjë e mirë, por mund t’ju krijojë problemin e përshtatjes te lexuesit e ndryshëm. Për shembull, librat dhe abonimet periodike që blini online te dyqani i Kindle në Amazon për momentin nuk mund të lexohen te lexuesit që nuk janë Kindle. Para se të blini, shikoni me kujdes formatet e fajlave dhe menaxhimin e të drejtave dixhitale (DRM) që përkrah secili lexues si dhe ofertat që ofron libraria online e asaj kompanie. Shikoni edhe rolin e Google në tregun e e-librave. Një betejë është aktivizuar me skanimin e miliona librave të printuar, të cilat Google dëshiron t’i hedhë në qarkullim përmes Google Book Search për lexuesit e e-librave. Amazon nuk dëshiron që Google ta bëjë këtë, duke marrë parasysh se do t’i shtohet një punë edhe shitësve të tjerë të e-librave (që është Amazon), të cilët duhet të skanojnë dhe të distribuojnë librat publik. Në çdo rast, vala e lexuesve të rinj të e-librave do të thotë se botuesit së shpejti duhet të shohin dominimin e e-lexuesit të Amazon dhe konsumatorët duhet të shohin çmime më të ulëta dhe më shumë opsione. Lufta e e-lexuesve megjithatë nuk do të fillojë shumë shpejt.
Për një përmbledhje të e-lexuesve që do të vijnë shumë shpejt, vizitoni find.pcworld.com/63712.

LEXO EDHE:  Alienware m15 është laptopi i lojërave më i hollë në botë

Lajmet e fundit>