Blog

Bëjeni botën tuaj 3D me produkte cilësore të Panasonic

Publikuar , 02 Nëntor 2010
0
Bëjeni botën tuaj 3D me produkte cilësore të Panasonic

Qëllimi i kësaj ngjarjeje, para së gjithash ishte interaksioni i konsumatorëve me prodhimet 3D të Panasonic-ut, përmes prezantimit të sa më shumë prodhimeve si dhe demonstrimin e tyre në mënyrë sa më të përshtatshme, dhe sa më shumë njerëzve që janë ngushtë të lidhur apo janë adhurues të teknikës. Fokusi i gjithë ngjarjes ishte në krijimin e një mundësie për të gjithë që ishin prezent t’i ndjejnë prej së afërmi prodhimet dhe të argëtohen në përdorimin praktik  teknologjisë 3D.

Përfaqësuesit e Panasonic-ut përveç tjerash pohuan se pjesëmarrësit në këtë ngjarje qartë do të shohin dhe do të vërtetohen se Panasonic-u është kompani liderë në botë, posaçërisht kur bëhet fjalë për cilësinë e patejkalueshme të imazhit, të cilën pajisjet e Panasonic-ut e ofrojnë, dhe të gjitha këto pohime ishin të mbështetura me dëshmi nga shumë institucione relevante që merren me testime të pajisjeve teknike!

Në këtë Trade Show të Panasonic-ut që u mbajt në dy turne, gjithsej morën pjesë rreth 170 përfaqësues të kompanive të ndryshme vendore që bashkëpunojnë me Pansonic-un, përfaqësues nga media të ndryshme vendore si dhe adhurues të teknikës. Vetë numri i pjesëmarrësve flet mjaft – prodhimet 3D të Panasonic-ut nxitën një interes të madh, ndërsa kjo ishte edhe një rast fantastik dhe unik që pjesëmarrësit të përfitojnë eksperiencë personale nga të njëjtat.

Përskaj prodhimeve 3D, në këtë ngjarje u prezantuan edhe shumë prodhime nga gama e panumërt e Panasonic-ut: aparatet për kujdes personal, fotoaparatet e serisë Lumix G, Blu-ray riprodhuesit dhe regjistruesit, kinematë shtëpiake, sistemet HiFi, televizorët LCD, LED LCD dhe PLASMA, prodhime nga segmenti i teknikës së bardhë ku u veçuan frigoriferët, lavatriçet, etj.

LEXO EDHE:  Cigarja elektronike i merr jetën një 25 vjeçari

Gjatë këtij prezantimi përshtypje të madhe në mesin e të pranishmëve lanë televizorët 3D Full HD të serive VT20 dhe GT20, video kamera e re komerciale 3D SDT750 me objektiv 3D, e cila është e para e këtij lloji në botë, pastaj fotoaparatet digjitale Lumix të serisë G si dhe FT012E 3D e re, njëherit edhe objektivi i parë 3D në botë, i cili mundëson fotografimin në 3D.

Kjo ngjarje dallonte nga të mëhershmet, sepse pjesa më e madhe e tij u zhvillua duke i testuar prodhimet në praktikë, ashtu që demonstrimi i vetë prodhimeve shkaktoi në mesin e të pranishmëve një argëtim të paharrueshëm. Njëkohësisht, përfaqësuesit e Panasonic-ut pjesëmarrësve ua prezantuan informacionet dhe risitë më të reja që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Panasonic-ut gjithandej rruzullit tokësor.

Vetë demonstrimet e prodhimeve u zhvillua në tri hapësira të ndryshme. Pjesëmarrësit patën rastin t’i testojnë funksionet e TV-ve siç ishin ImageViewer, TV Skype ku të pranishmit patën rastin të lidhen me shokët apo të afërmit e tyre si dhe lidhjen që u vendos me një lokalitet tjetër në Ballkan ku në të njëjtën kohë mbahej i njëjti Pansonic Trade Show  (me ndihmën e kamerës HD TY-CC10W me katër mikrofon të integruar e cila lidhet drejtpërsëdrejti në TV), funksionet Viera Cast – Internet përmbajtjen speciale që ofronin TV Viera, funksionet nga gaming segmenti si dhe mundësinë e mbi-konvertimit të sinjalit 2D në 3D, etj.

Në hapësirën e dytë, pjesëmarrësit shikonin përmbajtje 3D (si filmike poashtu edhe promovuese) në një televizor 65 inçësh VT20 PLASMA që përdor teknologjinë inovative NeoPDP, dhe i cli njëkohësisht ofron fotografinë më cilësore nga të gjithë TV aparatet ekzistuese në botë si për sinjalin 2D poashtu edhe për atë 3D.

LEXO EDHE:  Celularët nuk shkaktojnë tumor në tru thotë një studim

Në hapësirën e tretë bëhej xhirim me video kamerën e re 3D SDT750 ku përmbajtja e njëjtë riprodhohej në tre televizorë 50 inçësh nga seria VT20. Të pranishmit patën rastin të vërtetohen se kjo video kamerë 3D Panasonic SDT750 u ofron konsumatorëve një mundësi që të gjitha kujtimet e tyre t’i ruajnë ashtu siç edhe ndodhin në realitet në një format mahnitës 3D.

Përmes këtij prezantimi dhe demonstrimi të prodhimeve, synimi i Panasonic-ut ishte t’ua lehtësojë dhe t’u ndihmoj  entuziastëve 3D që tërësisht të futen në botën 3D dhe atë në shtëpitë e tyre. Me lidhjen e plotë vertikale të të gjitha prodhimeve 3D, Panasonic-u me të vërtetë ofron një pako të plotë 3D!

Lajmet e fundit>