Harduer

Belkin SuperSpeed USB 3.0 për desktop dhe laptop

Publikuar , 23 Shkurt 2010
0
Belkin SuperSpeed USB 3.0 për desktop dhe laptop

E para që po shihni është kartela SuperSpeed 3.0 PCIe add-in e dedikuar për desktop ndërsa e dyta është SuperSpeed 3.0 ExpressCard për laptop.

Që të dyja shtojnë porte USB 3.0 në harduerin ekzistues. Dhe që të dyja, sipas Belkin, arrijnë të sjellin trasnfertë të të dhënave deri në 3 herë më të shpejta sesa USB 2.0 (që është paksa më ulët sesa kapaciteti teorik i përfolur i USB 3.0 – diku rreth 5 herë më shpejtë sesa USB 2.0).

Ndërsa kompletin e produkteve e përfundon kablloja SuperSpeed A-B, që është e fabrikuar për të përkrahur standardin USB 3.0.

Secila prej kartelave do të paraqitet në treg për një çmim prej 79.99 dollarë. Kablloja do të kushtojë 39 dollarë ose 49 dollarë, në varësi të gjatësisë së saj.

LEXO EDHE:  Prezantohet telefoni i shumëpritur OnePlus 6T me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Lajmet e fundit>