Ja se si

Bëni faqen më të popullarizuar

Publikuar , 26 Dhjetor 2011
0
Bëni faqen më të popullarizuar

Lincoln Spector nga PCWorld sugjeron që në rend të parë faqja të jetë miqësore dhe së dyti të jetë miqësore me motorët e kërkimit. Ja disa sugjerime edhe më specifike:

Dizajnojeni mirë: Gjithnjë bëjeni të kënaqshme për syrin dhe të lehtë për tu naviguar. Nëse webi ka shumë faqe, zhvilloni një strukturë përmes së cilës njerëzit mund të navigojnë me lehtësi, në vend se të hidhni para tyre shumë linqe përnjëherësh. 

Shkruani mirë: Gjithnjë lexoni tekstin dy herë para se ta postoni. Përmirësoni gabimet gramatikore (… ne kërkojmë falje për gabimet gramatikore që na ndodhin si PCWorld Albanian, por janë gabime që lexuesit nganjëherë na falin e nganjëherë na rekomandojnë t’i përmirësojmë…). Shfrytëzoni gjuhë precize dhe mos filozofoni.

Qëndroni në temë: Mos u përhapni në të gjitha anët. Rrini të fokusuar në faqen tuaj, dhe në një grusht temas që ju intersojnë… jo të gjitha.

Linka në fjalë jo fotografi: Për ueb navigim, një fjalë peshon sa një milion fotografi. Një link është shumë më me rëndësi për motor kërkues në fjalë sesa në fotografi. 

Shfrytëzoni tags për titull dhe përshkrim: Motorët kërkues i ofrojnë prioritet këtyre teksteve në këto tags dhe zakonisht i shfaqin përmbajtjet e tyre në faqet e rezultateve. Pra mendoni me kujdes rreth asaj që dëshironi të vendosni. 

Tentoni të lexoni përmes syve të një vizitori. Tags duhet të përshkruajnë qartë faqen. E ku ta vendosni këtë tekst? Në HTML kodin e faqes suaj, titulli shkon mes <tittle> dhe </tittle>. Përshkrimi shkon brenda meta tags që duket diçka si kështu: 

<meta name=”description” content=”Këtu duhet të shkruhet teksti përshkrues. Ai mund të jetë I gjatë dhe më i detajuar sesa titulli.” />.

LEXO EDHE:  Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S10

Përshkruani imazhet: Kur ju shfrytëzoni fotografi, emërtoni skedarët e tyre. Gjithashtu mbushni opsionet tjera të vendosjes së imazhit në artikull. Teksti alternative është për njerëzit që nuk mund t’i shohin imazhet, por gjithashtu ndihmon motorët kërkues. 

Në HTML duket kodi kështu: 

<img src=”http://urltopicture/filename.jpg” alt=”Teksti juaj alternative është këtu” />.

Në fund, linkat mund të jenë jashtëzakonisht të rëndësishëm për të tërhequr vizitorë. Kjo është shumë me rëndësi për njerëzit që lexojnë, kështu që vendosni linqe në kuadër të artikujve që postoni. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>