Ja se si

Bëni fotografi të mira në ndriçim të keq

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
Bëni fotografi të mira në ndriçim të keq

Evitoni mbrëmjen e hershme. Kur dielli është direkt mbi kokën tuaj, largësia dinamike e tejkalon atë që mund të fotografojë aparati juaj, kështu që ju do të keni rajone totale me hije të zeza, pjesë të zbardhuara apo që të dyja. Vendoseni veten mes diellit dhe objektit. Kjo është e lehtë të harrohet kur jeni në pushim dhe i afroheni diçkaje tërheqëse – instinkti juaj i parë do të jetë fotografimi sapo të afroheni, pa marrë parasysh ku është dielli. Por ç’ndodh nëse objekti i fotos suaj gjendet mes jush dhe diellit? Ecni para dhe bëjeni, por merrni në konsideratë një variant artistik: Siluetën. Kyçni ekspozimin e aparatit jo në temë (që sigurisht gjendet në hije) por në qiellin e hapur prapa temës. Zakonisht mund ta bëni këtë duke shtypur shutter-in deri në gjysmë dhe pastaj të rikompozoni dhe të bëni fotografinë (shikoni find.pcworld.com/63592). Nëse me më shumë dëshirë do të bënit një fotografi tradicionale, një opsion është zëvendësimi i qiellit me një më të mirë përmes një programi editues. Hapni një imazh me një editues imazhesh dhe pastaj shtojini fotos një qiell të varfër si shtresë të sipërme. Zgjidhni qiellin që dëshironi të largoni dhe fshijeni. Qielli i kaltër do të shfaqet nga prapa.  Në fund, nëse bëni një seri fotografish nga e njëjta skenë, ku secila përmban ekspozime të ndryshme, ju mund t’i kombinoni ato në PC-në tuaj në një imazh me gjatësi të plotë dinamike ose së paku me më shumë gjatësi dinamike sesa ç’do të mund të arrinit normalisht. Ky quhet fotografim me gjatësi të largët dinamike (HDR). Do t’ju duhet të përdorni një tripod dhe modusin ekspozues të aparatit ose të prekni kompensimin e ekspozimit në aparat: gjithashtu duhet të keni një softuer të PC-së, siç është Photomatix Pro, për të krijuar imazhin. Shikoni find.pcworld.com/63594.

LEXO EDHE:  Çfarë duhet të dini dhe ja sesi të përdorni funksionin Instant Hostpot tek pajisjet Apple

Lajmet e fundit>