Biznes

Bëni më shumë me më pak

Publikuar , 01 Shkurt 2010
0
Bëni më shumë me më pak

Këshilla është e njëjtë për të gjitha kolegjet dhe institucionet e arsimit të lartë– gjeni suksesin përkundër rritjes së kompetencës, reduktimit të fondeve dhe resurseve më të pakta. Ky mandat i ka shtyrë kolegjet dhe universitetet e të gjitha llojeve dhe madhësive të kërkojnë teknologji të reja dhe zgjidhje jotradicionale, të cilat i ndihmojnë ata të përmirësojnë efikasitetin operacional teksa kontrollojnë dhe reduktojnë koston.
Në këtë aspekt, Arthouse ofron Menaxhimin e Qasjes për Studentë, një kombinim i plotë i harduerit, softuerit dhe shërbimeve të shpërndarjes dedikuar kontrollit të qarkullimit, reduktimit të kostos dhe përmirësimit të llojeve dhe niveleve të shërbimeve ofruar studentëve.
Përmes Menaxhimit të Qasjes për Studentë, Arthouse ofron një pikë të vetme menaxhimi për sistemin e transaksioneve brenda kampusit, duke përfshirë printimin, kopjimin dhe sigurinë. Shërbimet e bazuara në web, banka, operacionet në librari, shërbimi i ushqimit, blerjet jashtë kampusit, libraria, kontrolli i aksesit, shitja dhe shërbime të tjera që mund të lidhen me kartën e kampusit.

Karta e kampusit
Komponenti i parë i Menaxhimit të Qasjes për Studentë nga Arthouse përfshin disa shërbime dhe pajisje të integruara në një kartë kampusi. Duke përdorur kartelën identifikuese, studentët mund:
    • të blejnë artikuj nga makinat e shitësve në kafeterinë e kampusit dhe jashtë kampusit.
    • të kenë akses në shërbimet e librarisë, shërbimet online, shërbimet financiare dhe shumë të tjera.
    • të kenë akses në hapësira të kufizuara, si salla dhe laboratorë të ndryshme.
Menaxhimi i Qasjes për Studentë nga Arthouse ofron tri përfitime, duke ofruar beneficione për studentët, prindërit dhe institucionin tuaj.
Për studentët, zgjidhja e kartës së kampusit ofron një kartë e cila vepron si ID kartë e studentit, kartë aksesi, kartë krediti dhe kartë për pagesa në aparate të ndryshme të vendosura në një vend. Në çdo kohë ata mund të kontrollojnë llogarinë e tyre përmes kioskave të vendosur nëpër kampus.
Prindërit kanë më shumë kontroll mbi shpenzimet dhe kanë mundësi të monitorojnë praktikat e shpenzimit. Për shkollën tuaj, Menaxhimi i Qasjes për Studentë nga Arthouse thjeshton procesin e blerjes për studentët duke rezultuar në shitje më të larta. Duke u lejuar studentëve të përdorin ID kartat e tyre si metodë pagese, shkollat zakonisht rrisin çmimet deri 50% më shumë për pagesat me para në dorë. Duke përdorur kartelat në vend të parave të gatshme, do të thotë që stafi juaj në vend që të merret me pagesa do të përqendrohet në përmirësimin e shërbimit për studentët. Karta në vetvete ka shumë përdorime të ndryshme, duke përfshirë pranimin automatik të gjobave si dhe partneritetin me shitës jashtë kampusit dhe me banka. Si shtesë, të gjitha blerjet dhe aktivitetet e kartës mund të monitorohen dhe të integrohen në databazën që mund të përdoret për analizimin e trendit të shitjes, duke rezultuar në marketing, porositje dhe operacione të përmirësuara në kampus. Ngjashëm, këto shënime mund të strukturohen për të ofruar raporte specifike që përmbushin kërkesat e qeverisë.

LEXO EDHE:  Huawei padit Qeverinë e SHBA-së

Menaxhimi i printimit / kopjimit
Komponenti i dytë i Menaxhimit të Qasjes është përdorimi i kartës së kampusit për të nxjerrë koston e printimit, reduktimin e mbeturinave dhe inkurajimin e printimit të ndërgjegjshëm. Kur studentët dëshirojnë të printojnë në librari ose në laboratorin e printerëve, ata e dërgojnë dokumentin e tyre nga cilido Workstation në rrjet në Release Station. Release Station paraqet numrin dhe koston e faqeve që do të printohen dhe studentët mund ta rrëshqasin kartelën e tyre për të paguar printimin ose ta anulojnë atë. Studentët gjithashtu duhet ta rrëshqasin kartelën e tyre në aparat edhe kur dëshirojnë të kopjojnë. Pasi tarifohen për ato që kopjojnë dhe printojnë, studentët janë më të përgjegjshëm për printimet që bëjnë. Studentët tani nuk printojnë më 50 faqe për vetëm një faqe që u duhet. Mbeturinat gjithashtu reduktohen në mënyrë të dukshme dhe institucioni juaj mund të shpëtojë një pjesë të buxhetit tuaj për printim, fonde të cilat mund t’i drejtoni në përmirësimin e shërbimeve të printimit.

Lajmet e fundit>