Lajmet

Bëni një “check-in” në Facebook dhe fitoni Wi-Fi pa pagesë

Publikuar , 05 Tetor 2013
0
Bëni një “check-in” në Facebook dhe fitoni Wi-Fi pa pagesë

facebook_logo2Kjo do të jetë motoja e fundit e rrjetit social për të rritur angazhimin e përdoruesve në rrjet.

Gjithmonë e më shumë hotele, dyqane apo biznese të tjera, do të fillojnë të ofrojnë Wi-Fi pa pagesë për konsumatorët, në qoftë se këta të fundit do të pranojnë të bëjnë një “check-in” në llogarinë e tyre në Facebook, si një mënyrë e thjeshtë për të reklamuar vendin ku ata ndodhen.

Ky do të jetë bashkëpunimi që do të realizojë Facebook-u dhe Cisco Systems, projekt që ka filluar që vitin e kaluar dhe tashmë po shpëndahet dalëngadalë. Për të marrë pjesë, bizneset duhet të instalojnë fillimisht një softuer në router-in e tyre Cisco.

Në momentin që klienti hap shfletuesin ueb, do të drejtohet tek një faqe që i kërkon të bëjë “check-in” në Facebook. Si këmbim do të marrë wireless pa pagesë.

Bizneset mund të përfitojnë mjaft nga kjo praktikë duke qenë se marrin një reklamë reale në Facebook. Rrjeti social do t’u japë gjithashtu edhe të dhëna mbi personat që bëjnë “check-in”, moshën dhe vendndodhjen e tyre, të dhëna të cilat bizneset mund t’i përdorin më pas për arsye marketingu. Facebook shprehet se të dhënat do të jenë në formë grupesh përdoruesish dhe anonime, për të mbrojtur konsumatorin.

Në këtë mënyrë, bizneset kanë mundësi t’i analizojnë më vonë informacionet dhe të shenjëstrojnë audiencën që iu rezulton më e frytshmja.

Nga ana tjetër, Facebook-u përfiton nga kjo praktikë duke qenë se bizneset motivohen të hapin faqe dhe kjo është një mundësi më e madhe që ato të bëjnë më pak reklama në rrjet.

Deri tani, ky projekt pati rreth 1000 biznese që ofronin Wi-Fi falas në këtë mënyrë. Ato ishin biznese të vogla dhe të mesme në 50 shtete të ndryshme të botës. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Startupi i kriptomonedhave hakon vetveten për të shpëtuar fondet e përdoruesve

facebook_check_in

Lajmet e fundit>