Lajmet

Bëni një udhëtim virtual në Mars me iPhone ose iPad

Publikuar , 19 Gusht 2012
0
Bëni një udhëtim virtual në Mars me iPhone ose iPad

Nëse keni ndjekur lëshimin e suksesshëm të Curiosity, mund të keni parë ndoshta edhe panoramën prej 360 gradësh në Mars, që doli disa ditë më parë në internet .

Ashtu siç vuri në dukje Amanda Kooser e CNET, të shohësh këtë panoramë është “sikur të jesh aty afër.”

Tani mund të shkoni edhe më afër, sigurisht me botën virtuale. Siç duket, panorama funksionon me xhiroskopë, që nënkupton se, nëse e shihni atë në iPhone ose iPad, do të keni një përvojë më interaktive.

Por, le t’i lëmë mënjanë fjalët dhe t’ju lejojmë ta provoni ju vetë:

1. Hapni shfletuesin Safari në iPajisjen tuaj.

2. Shkoni tek lidhja http://www.360cities.net/image/curiosity-rover-martian-solar-day-2

3. Zmadhoni ekranin. Zvogëloni ekranin. Shikoni se çfarë ndodh.

Në panoramë të plotë, planeti Mars duket mjaft bukur në 3D.

Si mendoni, a do të bënit një studim me anë të këtij aplikacioni për të gjetur se a ka pasur vërtet jetë në planetin e kuq? (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Edhe Facebook eksperimenton me fshehjen e numrit të pëlqimeve

Tags >

shkence
Lajmet e fundit>