Harduer

BenQ deklaron 21.5 inçëshin më të hollë në botë

Publikuar , 09 Shkurt 2010
0
BenQ deklaron 21.5 inçëshin më të hollë në botë

BenQ nga Tajvan ka paralajmëruar një seri ekranesh tërësisht të reja të linjës V, për disa prej të cilave kompania pretendon se janë më të hollat në rangun e tyre të madhësisë: 21.5 inç V2200 ka një trashësi prej vetëm 15 mm, gjersa 18.5 inçësh V920 ka edhe një milimetër më pak pra 14 mm. Kjo për shkak se milimetri shtesë i hapësirës do të ndryshojë tërësisht ndjenjën tuaj ndaj hapësirës së punës.

Seria e re V e kraneve përfshinë modele që varrojnë prej 18.5 inç deri në 24 inç: modelet me një H në emrin e tyre si V2220 H veçohen me një port HDMI, ndërsa modelet me një P sikurse V2200HP veçohen me një glare-panel.

Të gjitha ekranet veçohen me teknologjinë e BenQ, SensEye Human Vision për dalje më të avancuar, me portë hyrëse DVI dhe s-Sub, 250 nit bardhësi, LED backlighting dhe ratë kontrasti dinamike 10 milion me një.

Monitorët gjithashtu veçohen me gjashtë module të gatshme (SRGB, Standard, Movie, Game, Photo dhe Eco – për kursim të energjisë) dhe me një menaxhim të pavarur të ngjyrave.

Ekranet do të duhej të ofrohen në Tajvan në shkurt dhe në mars, ndërsa versionet 23 inç do të duhej të paraqiten në qershor të vitit 2010, e sa u përket çmimeve BenQ nuk ka ofruar asnjë informatë.

LEXO EDHE:  Mini kompjuteri Raspberry Pi 4 ka mbërritur dhe me surpriza të shumta

Lajmet e fundit>