Lajmet

Bërthama e operatorëve ilegal serb, jofunksionale në territorin e Kosovës

Publikuar , 17 Maj 2010
0
Bërthama e operatorëve ilegal serb, jofunksionale në territorin e Kosovës

Procesi i ndalimit dhe ndërprerjes së përdorimit ilegal dhe anti-ligjor të resurseve të kufizuar frekuencore në territorin e Kosovës, do të jetë permanent dhe në mbikëqyrje të vazhdueshme nga ART, e cila vazhdon të jetë e vendosur në eliminimin e pjesëve të mbetura, por periferike të operimit të tyre.

ART konfirmon se në ato pjesë ku krijohet përshtypja e funksionalitetit, kapaciteti i tyre është shumë i vogël që përcjellët me dështime të vazhdueshme në realizimin e thirrjeve telefonike në atë pjesë të mbetur të ‘rrjetës’ telekomunikuese të këtyre ‘operatorëve’.

Në përpjekjet e këtyre ‘operatorëve’ për rimëkëmbje, janë duke u shtuar kapacitetet dhe fuqitë e transmetimit në pikat rreth brezit kufitar të Republikës së Serbisë me Republikën e Kosovës, që rrjedhimisht ka depërtim më të thellë të sinjalit në brendi të territorit të Republikës së Kosovës. Këto veprime janë në kundërshtim me rekomandimet teknike të ITU-së për punë të pajisjeve në brezin kufitar të shteteve të ndryshme.

“Për opinionin e gjerë publik duhet të jetë e qartë se përpjekjet e Operatorëve ilegal dhe të mbështetësve të tyre, sigurisht nuk do te janë të frytshme. ART-ja me konsekuence do të përcjellë çdo aktivitet në këtë fushe dhe me kohë do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme”, u tha në fund të sqarimit.

LEXO EDHE:  Galaxy Tab S6 është tentativa e radhës e Samsung për të sfiduar iPad

Lajmet e fundit>