Softuer

Beta versioni i Windows 8 pothuajse gati

Publikuar , 17 Dhjetor 2011
0
Beta versioni i Windows 8 pothuajse gati

Pse atëherë të lëshohet me vonesë? TNW ka kërkuar përgjigje nga Microsoft dhe ende nuk është dhënë ndonjë përgjigje në këtë drejtim ndërsa ajo që dihet deri tani është se dallimet janë të vogla në Windows 8 prej verisonit të tanishëm në verisonin beta, dhe përveç kësaj pritet që të shfaqen butona të ri të dizjanuar për trendin touchscreen. 

Nëse thashethemet dalin të vërteta dhe beta version të përfundoj brenda këtij viti, Microsoft do të ketë punë për të mbajtur kodin larg përdoruesve për një kohë të gjatë. Kjo nënkupton se do të mund t’I fusim duart në beta versionin në fjalë edhe para paraqitjes zyrtare. Kjo do të thotë se zhvilluesit do t’i futen Windows Store’it dhe do të kenë mundësi të shfaqin disa detaje mbi diversitetin e aplikacioneve në OS. 

E kur të vjen momenti ne do t’ju tregojmë ku të shkarkoni Windows 8’in. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni i ri i Google mëson kur përdoruesit përfshihen në aksidente dhe lajmëron emergjencën

Lajmet e fundit>