Lajmet

Beta publike e Office 2010 në nëntor

Publikuar , 19 Tetor 2009
0
Beta publike e Office 2010 në nëntor

“Beta publike do të hapet në muajin nëntor. Ne nuk kemi caktuar një datë specifike, por do ta bëjmë të ditur me afrimin e paraqitjes, ndërsa në anën tjetër jemi në rrugës së qëndrueshme për të nisur dërgesat e para të Office dhe Sharepoint 2010 në gjysmën e parë të vitit 2010”, tha Steve Marsh, Menaxher i Produkteve SharePoint, për Britaninë e madhe.

Në intervistën e tij ai refuzoi të ofrojë më shumë detaje nëse Microsoft do të limitojë numrin e shkarkimeve beta që do të mund të bëhen. “Nuk ka detaje nëse koha e shfrytëzimit do të shtyhet, gjë që do të thotë se njerëzit do ta posedojnë atë për një muaj dhe pastaj ajo do të largohet prej tyre.”

“E tëra që mund të them është se ne jemi në rrugën e duhur për të sjellë dërgesa në vitin 2010, dhe se gjithashtu do të ketë një Release Candidate, i cili ju ofron një ide mbi periudhën kohore që po shikoni” tha Marsh.

Limitimi i numrit të shkarkimeve ishte një taktikë të cilën kompania tentoi ta provojë me Windows 7, por plani u anulua vetëm pasi që disa probleme me serverë patën penguar njerëzit të marrin këtë sistem operativ.

Kompania gjithashtu së fundi ka bërë të ditur se do të ofrojë një version pa pagesë të përkrahur me reklama të Office 2010, i cili do të dërgohet me PC të rinj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ju nuk keni më nevojë të hiqni në "mënyrë të sigurtë" një memorie flash USB nga kompjuteri

Lajmet e fundit>