Lajmet

Betahaus mbledh në Tiranë ekspertë Evropian të startupeve në Coworking Week më 4-7 Tetor

Oct 2 2018
0 Shpërndarje
BETAPITCH është një konkurs global startupesh dhe me 5 Tetor do të rikthehet në Tiranë ku 10 startupe do të ballafaqohen mes vete dhe me jurinë për të fituar çimin e madh: një udhëtim drejt Berlinit më 15 Nëntor në konkursin e madh të BETAPITCH. Betahaus mbledh në Tiranë ekspertë Evropian të startupeve në Coworking Week më 4-7 Tetor

Ekspertët e startupeve nga mbarë Evropa do të bashkohen në kryeqytetin Shqiptar për të diskutuar të ardhmen e punësisë dhe për tu ardhur në ndihmë startupeve të rriten.

Nga data 4-7 Tetor Betahaus në bashkëpunim me GIZ Albania do të organizojë aktivitetin Coworking Week 2018.

Gjatë katër ditëve do të mbahen workshope, leksione, sesione konsulence e shumë ngjarje të tjera.

Tirana do të jetë destinacioni i ri dhe krahas aktivitetit Coworking Week, Betahaus do të shpallë fituesit e BETAPITCH Tirana.

Në mesin e ekspertëve dhe folësve që do ti bashkohen aktivitetit janë: Patrick Barth dhe Damian Borowski nga LNE Group; Lubomila Jordanova anëtare e Betahaus Berlin dhe themeluese e Plan A; Wilhelm Lappe profesor, sipërmarrës dhe këshilltar për teknologjitë e reja dhe startupet; Lenny Leiter themelues i Dekish dhe një prej producentëve më të shquar të filmave në Berlin.

Krahas workshopeve dhe leksioneve do të mbahen edhe dy aktivitete të tjera:

BETAPITCH: Është një konkurs global startupesh dhe me 5 Tetor do të rikthehet në Tiranë ku 10 startupe do të ballafaqohen mes vete dhe me jurinë për të fituar çimin e madh: një udhëtim drejt Berlinit më 15 Nëntor në konkursin e madh të BETAPITCH.

Fituesit e vitit të kaluar ishin Tikapps dhe ItforEquality.

Betabeer: Betahaus do të sjellë komunitetin e Coworking Week dhe të prezantojë për herë të parë për audiencën Shqiptare betabreakfast dhe betabeer.

Workshopet dhe leksionet e BETAPITCH do të mbahen pranë qendrës Ofiçina ndërsa betabeer pranë Tulla Centre.

Gjithashtu hapja e madhe dhe fjalimet e investitorëve do të mbahen në Tulla Centre.

Të gjitha ata që duan të bëhen pjesë mund të regjistrohen në këtë lidhje: https://www.eventbrite.co.uk/e/coworking-week-2018-tickets-49610827320 /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>