Lajmet

Betapitch Tirana në edicionin e katërt në kërkim të startupeve premtuese

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Tetor 2019
0
8 deri 10 grupe të parazgjedhura, fillimisht do të mentorohen dhe më pas do të konkurrojnë me bizneset e tyre përballë një jurie të larmishme ekspertësh. Betapitch Tirana në edicionin e katërt në kërkim të startupeve premtuese

BETAPITCH vjen sërish në Tiranë, për të katërtin vit radhazi në kërkim të startup-eve të reja dhe më premtuese.

Instituti Adriapol, Universiteti Marin Barleti në bashkëpunim me BETAHAUS Berlin, dhe me mbështetjen e padiskutueshme të EU 4 Innovation, AMSHC dhe AGNA Group, do të zhvillojnë Betapitch Tirana 2019, më 31 tetor, ora 17:00, në mjediset e Universitetit Marin Barleti.

8 deri 10 grupe të parazgjedhura, fillimisht do të mentorohen dhe më pas do të konkurrojnë me bizneset e tyre përballë një jurie të larmishme ekspertësh. Sikurse edhe në vitet e shkuara, fituesi i Betapitch Tirana do të fitojë një biletë për konkursin e madh BETAPITCH Global në Berlin, e cila do të zhvillohet në 6 Dhjetor 2019.

Vitin e parë që Shqipëria mori pjesë në Berlin, u përfaqësua denjësisht nga fituesi i Betapitch Tirana 2016 grupi IT for Equality, të cilët fituan çmimin e parë prej 500 Euro. Grupi fitues i Betapitch Tirana 2018 ishin Brander, ata prezantuan në Berlin risitë që do ti vinin në ndihmë industrisë së marketingut në Shqipëri.

Kujtojmë se aplikimet për Betapitch Tirana 2019 vijojnë deri më 29 tetor!

https://www.betapitch.net/tirana/

LEXO EDHE:  Një kompani e padëgjuar prodhon telefonë me bateri monstruoze

Tags >

Betapitch
Lajmet e fundit>