Lajmet

Beteja për lojëra ekskluzive ka ardhur në smartfonë

Publikuar , 21 Prill 2014
0
Beteja për lojëra ekskluzive ka ardhur në smartfonë

warsLojërat janë në kategorinë e aplikacioneve për smartfonë dhe tabletë që sjellin më shumë para dhe sipas një raporti nga Wall Street Journal, edhe Apple edhe Google janë duke provuar që të marrin lojëra të popullarizuara dhe zhvillues në anën e tyre.

Kompanitë premtojnë vendosje në titujt kryesor në dyqanet e tyre online dhe reklama të spikatura përgjatë portalit të aplikacioneve, si shkëmbim për ardhjen ekskluzive ose të paktën një ardhje e mëhershme e ndonjë loje në tregun përkatës.

Kjo dukej që kishte të bënte me lojën Plants Vs. Zombies 2 vitin e kaluar, ku Apple e pati për dy muaj këtë lojë në tregun e vet të aplikacioneve përpara se ajo të vinte me versionin për Android – dhe nuk është e vetmja.

Seritë Cut The Rope ndoqën një mostër të ngjashme, ndërsa kompania që qëndron prapa titujve si Asphalt, Gameloft, kishte biseduar për ardhjen ekskluzive të lojës në Apple, por vendosi që të vijë në të njëjtën kohë si për Android, ashtu edhe për iOS. “Ne nuk e kemi gjetur mundësinë që ka kuptim për ne,” tha Gonzague de Vallois, i cili është udhëheqës i shitjeve dhe marketingut.

Për dallim nga betejat me konsolla nga dekadat e kaluara, asnjëra platformë nuk ka arritur që të shtijë në dorë ndonjë karakter simbolik përfaqësues– dhe me siguri edhe mund të mos presim që të ndodhë kjo gjë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ministria e Jashtme Çeke pësoi një sulm kibernetik nga një vend i huaj

Lajmet e fundit>