Biznes

Bezos mendonte se Amazon ishte një biznes i dështuar kur e themeloi

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Shtator 2020
0
Në fakt Bezos u kishte thënë prindërve, të cilët i dhanë afro 250 mijë dollarë për të ndërtuar biznesin në 1995,” se me shumë gjasa do të humbisnin të gjithë investimin e tyre. Bezos mendonte se Amazon ishte një biznes i dështuar kur e themeloi

Falë suksesit të Amazon, CEO i kompanisë Jeff Bezos sot është njeriu më i pasur në botë me pasuri që i kalon 207 miliardë dollarët sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Por kur nisi gjithçka në 1994, Bezos mendonte se ishte një biznes i dështuar.

“Mendoj se ekziston një shans 30% për të ndërtuar një kompani të suksesshme me Amazon,” tha Bezos gjatë një interviste në 2000.

Në fakt Bezos u kishte thënë prindërve, të cilët i dhanë afro 250 mijë dollarë për të ndërtuar biznesin në 1995,” se me shumë gjasa do të humbisnin të gjithë investimin e tyre.

Themelimi i Amazon ishte një bast për Bezos. Ai la një punë stabile në një fond financimi në Nju Jork dhe u zhvendos në Seattle për të nisur Amazon nga garazhi i tij në një kohë kur shumica e njerëzve nuk dinin çfarë është interneti.

Edhe pse prindërit e Bezos ofruan mbështetje financiare, ata ishin të shqetësuar edhe për vendimin e tij për të lënë punën. Nëna e tij Jacklyn Bezos e kishte paralajmëruar për këtë.

Në fund çdo gjë funksionoi për Bezos. Amazon doli publikisht në 1997 ndërsa sot ka një vlerë tregu prej 1.7 trilionë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp aplikon kufizime në ridërgimin e mesazheve