Harduer

BFG shpalos laptopin 18.4 inçësh Deimos X-10

Publikuar , 13 Tetor 2009
0
BFG shpalos laptopin 18.4 inçësh Deimos X-10

Deimos X-10 sjellë FPS super të shpejtë ngjashëm sikurse një SLI Dekstop që do të mund të sjellë, por u ofron gejmerëve lëvizshmërinë e një laptopi. Deimos X-10 mund të konfigurohet me dy kartela grafike Nvidia GeForce GTX 280M 1GB (SLI), që sjellë grafikë të jashtëzakonshme në ekranin e shkëlqyer LCD 18.4 inç Full HD 16:9 (1920 x 1080 piksela).

Ky produkt do të jetë i shkëlqyer për gejmerë të cilët dëshirojnë të shfrytëzojnë maksimalisht avantazhin e teknologjisë Nvidia SLI në faktorin portabil të formës. Me një softuer të përshtatshëm të algoritmeve dhe logjikë të dedikuar të madhësisë në secilin njësi grafike punues të Nvidia-së, teknologjia NVidia sjellë deri në dy herë më shumë performancë në krahasim me zgjidhjen e përbërë nga një kartelë e vetme.

“Laptopi Deimos X-10 SLI është i përkryer për gejmerë dhe për media entuziastë që kërkojnë performancë desktopi por preferojnë lëvizshmërinë e një laptopi” tha John Malley, zëvendës drejtor i marketingut të BFG Technologies. “Deimos X-10 arrin tërësisht i kompletuar për performancë ultimative HD, duke sjellë tek ju argëtimin mobil dhe eksperiencën multimediale”.

Deimos X-10 fuqizohet nga procesorët Intel Core 2 Duo, Quad ose Extreme, përkrahë deri në 8GB DDR3 RAM, dhe ka tri hapësira për disqe duke ofruar mundësinë për kapacitet memorik deri në 1.5 terrabajt (SSD/HDD). Përveç kësaj, duke pasur parasysh që Deimox X-10 është ëndërr e secilit gejmerë, ai do të veçohet me një lexues Super Multi Blu-Ray, 5 altoparlantë me bas të integruar, përkrahje për Dolby Sorround, 4 porte USB 2.0 dhe porte dalëse edhe HDMI edhe DVI.

Lista e veçorive nuk ndalet me kaq pasi që ky laptop do të sjellë edhe lexues 7-në-1, Bluetooth 2.1+EDR, një ueb kamerë 2 megapikselëshe dhe në fund të ketë edhe një çantë të shpinës nga Case Logic. Kjo e fundit është edhe logjike pasi që pesha e këtij laptopi të jashtëzakonshëm është mjaft e madhe.

LEXO EDHE:  Mbërrin iOS 12, cilat janë pajisjet Apple që marrin versionin më të fundit të sistemit operativ

Ai do të paraqitet në treg së bashku me Windows 7 dhe do të fillojë me një çmim prej 1.860 dollarë, megjithëse personat që bëjnë porosi para datës 30 tetor do të mund të marrin një zbritje prej 10%.

Lajmet e fundit>