Blog

Biblioteka e Kongresit Amerikan arkivon 170 miliardë cicërimat nga Twitter-i

Publikuar , 05 Janar 2013
0
Biblioteka e Kongresit Amerikan arkivon 170 miliardë cicërimat nga Twitter-i

Twitter_Library_of_CongressBiblioteka e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha gjatë ditës së djeshme që ka kryer një proces të grumbullimit të një rrjedhe të plotë të cicërimave dhe ka filluar të punojë për të arkivuar dhe organizuar më tepër se 170 miliardë cicërima.

Sipas një marrëveshjeje mes institucionit qeveritar dhe Twitter-it në vitin 2010, ndërmarrja mikrobloguese është duke ia dhënë Bibliotekës së Kongresit me një rrjedhë të plotë të të gjitha cicërimave publike, duke filluar me 21 milionë të arritur nga 2006 deri në prillin e vitit 2010 dhe tani është plotësuar me rreth 150 miliardë të postuar më tepër që atëherë.

Në një lajmërim rreth statusit të projektit , biblioteka shkroi:

“Twitter është një lloj i ri i mbështetjes për bibliotekë e Kongresit, por një i rëndësishëm për misionin e tij. Teksa shoqëria kthehet në median shoqërore si një metodë primare të komunikimit dhe shprehje kreative, media shoqërore është duke u plotësuar dhe në disa raste duke zëvendësuar letrat, gazetarët, publikimet seriale dhe burime të tjera që grumbullohen në mënyrë rutinore nga libraritë e hulumtuara. Ndonëse Libraria ka ndërtuar dhe stabilizuar arkivin dhe ende nuk iu ka ofruar qasje hulumtuesve, ne megjithatë kemi pranuar përafërsisht 400 hetime nga hulumtuesit nga e mbarë bota. Disa tema me interes të gjerë të shprehura nga hulumtuesit shkojnë nga mostrat në rritje të gazetarisë qytetare dhe komunikimeve të zyrtarëve të përzgjedhur për të ndjekur shkallët e vaksinimit dhe duke parashikuar veprimtarinë e tregut të aksioneve”.Library of Congress

Biblioteka e Kongresit nuk tregon shumë qartë se si do të bëhet ky arkivim, por ka paraqitur një fletë të bardhë (PDF) duke paraqitur projektin.

LEXO EDHE:  Apple prezanton një shërbim video më 25 Mars

Ky projekt, natyrisht, është më ndryshe në krahasim me atë se si Twitte-ri paraqiti nismën për t’ia bërë të mundur çdo përdoruesi në Twitter që të ketë qasje në historinë e plotë të cicërimave.

Kjo përpjekje është duke vazhduar, ndonëse vetëm disa përdorues deri më sot kanë pasur qasjen e tillë. Është interesant që biblioteka tregoi në fletën e bardhë që dy kopjet e veta të tërë arkivit me 170 miliardë cicërima përbëjnë rreth 133 terabajtë.

Secila cicërimë, shkroi libraria, përmban rreth 50 fusha shoqëruese metadata. (PC World Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>