Lajmet

Bie Facebook, shqiptarët vuajnë ndërprerjen e dytë brenda dy muajve

Publikuar , 22 Shkurt 2017
0
Bie Facebook, shqiptarët vuajnë ndërprerjen e dytë brenda dy muajve Photo Source: PCWorld

Nuk jeni vetëm ju: Përdorues të shumtë po raportojnë probleme me rrjetin social Facebook. Ky problem po prek vetëm qytetarët Europian në mesin e tyre edhe Shqiptarët kryesisht nga aplikacionet mobile.

Sipas DownDetector, gjigandi i rrjetit social po përballet me probleme që prej mëngjesit të ditës së sotme. Mbi 1,000 përdorues kanë dërguar ankesa tek sajti në fjalë.

Problemet filluan në orën 9:15 me orën tonë lokale dhe tani pas dy orësh duket të jenë eleminiuar.

Jo më larg me muajin e kaluar rrjeti social pati probleme të ngjashme për përdoruesit Europianë. 41% e përdorues thonë se nuk mund të qasen në rrjetin social, 39% janë përballur me blackout total dhe 19% nuk mund të shohin fotot. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bie WhatsApp, përdoruesit nuk shkarkojnë përmbajtjet media

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>