Lajmet

Bie Google në mbarë botën përfshirë YouTube dhe Gmail

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Dhjetor 2020
Deri më tani nuk ka një shpjegim çfarë po ndodh. Edhe aplikacionet Google Docs, Sheets dhe Slides së bashku me Adwords, Adsense dhe Google Pay janë ndërprerë. Bie Google në mbarë botën përfshirë YouTube dhe Gmail

Google u godit nga një ndërprerje masive ditën e Hënë. Sipas DownDetector, një gamë e gjerë e shërbimeve të Google përfshirë YouTube, Gmail, Google Drive, dhe Google Maps filloi të shfaqin probleme rreth orës 13:15 me orën tonë lokale.

TechCrunch raporton se ndërprerja ka prekur disa vende të botës përfshirë SHBA, vendet Evropiane dhe Indinë. Vetë Google.com është në funksion.

Deri më tani nuk ka një shpjegim çfarë po ndodh. Edhe aplikacionet Google Docs, Sheets dhe Slides së bashku me Adwords, Adsense dhe Google Pay janë ndërprerë.

Kjo ndërprerje e madhe vjen në një kohë kur mbështetja tek interneti është bërë shumë e rëndësishme për shkak të pandemisë dhe me miliona që punojnë nga shtëpia.

Ndërprerja pati një impakt të madh tek përdoruesit të cilët përdorin aplikacionet shumë popullore të emailit dhe kalendarit. “Jemi në dijeni të pamundësisë së përdoruesve për të aksesuar Gmail,” tha Google. Disa përdorues kanë arritur të qasen tek shërbimet duke përdorur modalitetin Incognito të shfletuesve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Realiteti virtual dhe operacionet në trurin e fëmijëve