Instagram është i paaksesueshëm për miliona përdoruesve në mbarë botën. Përdoruesit shprehën irritimin e tyre në rrjetin social Twitter.
Ndërsa arsyeja e kësaj ndërprerje mbetet e paqartë, 51% e përdoruesve thanë se nuk aksesojnë dot aplikacionin, 29% kishin probleme me serverin dhe 21% kishin probleme me uebsajtin e Instagram.
Rrjeti social Facebook që ka në pronësi Instagram pranoi problemet dhe tha se po përpiqeshin për ti rikthyer në normalitet sa më parë.
DownDetector tha se probleme mund të kenë edhe WhatsApp dhe Facebook duke sugjeruar se ato shtrihen tek serverët e kompanisë.
Facebook vitin e fundit është përpjekur të afrojë tre platformat më pranë njëra-tjetrës. /PCWorld Albanian