Lajmet

Bie Instagram, përdoruesit të pamundur të aksesojnë rrjetin social

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Maj 2022
Instagram konfirmoi duke thënë se disa përdorues kanë probleme me aksesin e rrjetit social. Bie Instagram, përdoruesit të pamundur të aksesojnë rrjetin social

Nëse keni probleme me aksesin në Instagram nuk jeni i vetmi. Raportime në internet nga DownDetector dhe Reddit flasin për probleme me aksesin nga pamundësia për tu kyçur tek postimet e imazheve boshe apo mos popullimi i kohështrirjes me foto.

Instagram konfirmoi duke thënë se disa përdorues kanë probleme me aksesin e rrjetit social. Ndërprerja nuk duket se ka të bëjë me një rajon specifik dhe shërbimet e tjera janë aktive.

Po nga ana tjetër rrjeti social nuk ka postuar mesazhe në uebsajtin e statusit të shërbimit.

Ndërprerjet e shërbimeve janë bërë të zakonshme për rrjetin social Facebook. Vitin e kaluar një ndërprerje masive zgjati pothuajse 12 orë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Facebook Pay shndërrohet në Meta Pay