Lajmet

Bie interneti celular dhe fiks i IPKO në Prishtinë

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Mars 2020
0
Pajtimtarët e kompanisë kanë tentuar të komunikojnë me shërbimin e klientit por pa një përgjigje nga ana e IPKO. Gjithashtu kompania nuk ka lëshuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë ndërprerje të internetit. Bie interneti celular dhe fiks i IPKO në Prishtinë

Operatori i dytë celularë më i madh dhe i pari në internetin fiks në Kosovë, IPKO, është ballafaquar me probleme me aksesin në interneti mbrëmjen e së Enjtes.

Dhjetëra përdorues kanë raportuar se nuk mund të qasen në internet jo vetëm përmes valëve celulare dhe teknologjisë 4G por gjithashtu edhe përmes internetit fiks në shtëpi.

Prej mëse 30 minutash pajtimtarë individualë dhe biznese kanë ngelur pa internet në Prishtinë.

IPKO operon në Kosovë një prej infrastrukturave më të mëdha të internetit fiks përmes teknologjisë HFC si dhe internet celular 3G në frekuenca 900/2100 dhe 4G LTE në 1800Mhz.

Pajtimtarët e kompanisë kanë tentuar të komunikojnë me shërbimin e klientit por pa një përgjigje nga ana e IPKO. Gjithashtu kompania nuk ka lëshuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë ndërprerje të internetit.

Kujtojmë se IPKO është operatori celular i dytë më i madh në Kosovë pas Vala me 43.79% të pajtimtarëve sipas të dhënave të publikuara nga ARKEP për tre mujorin e katërt të 2019-ës.

Në internetin fiks IPKO dominon mbi Kujtesën dhe Telekomin e Kosovës me 31.39% të lidhjeve të internetit në shtëpi.

Redaksia e PCWorld Albanian ka kërkuar informacion zyrtar përmes e-mail-it në lidhje me situatën e krijuar por që ende nuk ka marrë përgjigje nga IPKO. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Uebsajti zyrtar i kriptomonedhës hakohet për të dërguar maluerë