Lajmet

Bie Outlook në mbarë botën

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Tetor 2020
0
Ndërprerja filloi rreth 9:00 me orën tonë lokale dhe Microsoft konfirmoi se të gjithë përdoruesit në mbarë botën kanë probleme me aksesimin e shërbimit. Bie Outlook në mbarë botën

Shërbimi Microsoft Outlook është jashtë funksioni në mbarë botën duke prekur Outlook në ueb, Outlook.com dhe Outlook në desktop dhe mobile.

Ndërprerja filloi rreth 9:00 me orën tonë lokale dhe Microsoft konfirmoi se të gjithë përdoruesit në mbarë botën kanë probleme me aksesimin e shërbimit.

Sipas informacioneve paraprake, ndërprerja erdhi si rezultat i një ndryshimi nga ana e Microsoft. Është hera e dytë brenda pak ditësh që shërbimet e Microsoft bien. Ditën e Hënë Office 365, Microsoft Outlook, Teams dhe shërbime të tjera të gjitha përjetuan probleme për orë me radhës.

Microsoft nuk jep detaje asnjëherë për ndërprerje të tilla andaj mund të mos e mësojmë kurrë shkakun e problemeve të radhës që po ballafaqohet kompania. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia e Microsoft mund të shpëtojë njerëzimin