Analiza

Bie shitja e kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Publikuar , 10 Gusht 2012
0
Bie shitja e kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas firmës hulumtuese Gartner, shitjet e kompjuterëve në Europën Perëndimore gjatë tremujorit të dytë të këtij viti arritën shifrën e 13.6 milionë njësive.

Kjo shifër është 2.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, shitjet e kompjuterëve mobil po ringjallen dita-ditës.

Ndërsa shitjet e kompjuterëve desktop po shënojnë rënie, kompjuterët mobil kanë shënuar rritje prej 4 për qind.

Gjithsesi kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kompesuar dërgesat e dobëta të përgjithshme të kompjuterëve në Evropën Perëndimore, sipas tregjeve të ndryshme të cilat raportuan këtë gjë.

Gartner mendon se rënia e shitjeve vjen si pasojë e pritjes për lansimin të versionit të ri të sistemit operativ Windows 8.

Bizneset dhe përdoruesit në nevojë për një azhurnim mund ta gjejnë veten duke pritur se çfarë sistemi do të dalë nga Microsoft ose të shikojnë dhe të punojnë me Windows 7 përsëri.

Hewlett-Packard qëndron në krye për shitje të kompjuterëve, dhe ka 20.2% të tregut pavarësisht nga rënia prej 13% të dërgesave, në vend të dytë qëndron Acer me 17.3% dhe Asus në të tretin me 10.7%. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple iOS 13 shfaq problem me karikuesat wireless

Tags >

biznespc
Lajmet e fundit>