Lajmet

Bie Signal pas rritjes së ndjeshme të numrit të përdoruesve

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Janar 2021
Signal bën të mundur komunikim të sigurte video, audio dhe tekst por përdoruesit këtë të Premte u përballen me mesazhe që nuk dërgoheshin. Bie Signal pas rritjes së ndjeshme të numrit të përdoruesve

Nëse keni probleme me dërgimin e mesazheve nga aplikacioni i komunikimit të sigurte Signal, me siguri është për shkak të problemeve teknike që kompania thotë se po prekin aplikacionin ditën e Premte.

Signal bën të mundur komunikim të sigurte video, audio dhe tekst por përdoruesit këtë të Premte u përballen me mesazhe që nuk dërgoheshin.

Signal konfirmoi problemet në rrjetin social Twitter dhe se po punonte për të rikthyer komunikimin sa më parë të jetë e mundur.

Javën e kaluar aplikacioni pati një rritje të ndjeshme të numrit të përdoruesve pasi u rekomandua edhe nga CEO i Tesla Elon Musk dhe në mënyrë indirekte edhe ndryshimi i politikave të privatësisë nga WhatsApp.

Edhe pse nuk ka shpjegim nga Signal, rënia e shërbimit mund të mos ketë lidhje me numrin në rritje të përdoruesve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Signal, Telegram dhe WhatsApp: Cili aplikacion komunikimi është më i sigurtë