Lajmet

Bie Slack, përdoruesit nuk aksesojnë shërbimin

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Maj 2021
Aktualisht problemet vijojnë. Kujtojmë se në Janar Slack pati probleme në ditën e parë të punës të këtij viti. Bie Slack, përdoruesit nuk aksesojnë shërbimin

Slack po përjeton disa probleme me mesazhet të cilat nuk dërgohen. Në faqen e statusit të Slack thuhet se përdoruesit e kanë të vështirë të aksesojnë shërbimin.

Vetë kompania tha se është duke hetuar rastin dhe inkurajoi përdoruesit të kontrollojnë shërbimin duke vizituar status.slack.com.

Aktualisht problemet vijojnë. Kujtojmë se në Janar Slack pati probleme në ditën e parë të punës të këtij viti.

Shërbimi u bë shumë popullor gjatë pandemisë së koronavirusit. Platforma është lançuar në 2013-ën dhe në Prill të 2019-ës raportonte 10 milionë përdorues aktivë në ditë.

Në Janar të 2021 u ble nga Salesforce për 19.5 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Statistika të thjeshta që tregojnë kontrollin e lartë të gjigantëve të teknologjisë mbi internetin